Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër masave të cilat pritet të merren sot në Qeverinë e Kosovës. Përmes një komunikate Këshilli thotë se arsimi parauniversitar nuk duhet të mbyllet. Sipas tyre, numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar është tepër simbolik dhe nuk ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve në nivel vendi. Këshilli i Prindërve të Kosovës ka apeluar tek Qeveria që të mos mbyllen shkollat dhe të mundësohet mësimi me prani fizike në shkollë duke përcjellë me kujdes të shtuar situatën e mbajtjes së mësimit fizik në shkolla. “Nëse kërkojnë rrethanat me u mbyllë shkollat, ulemi bashkë që të konsultohemi për të marrë vendim dhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet tutje në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …