Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria radhitet e para në Europë për vaksina të administruara për frymë banori në 7 ditët e fundit. Barometri global për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit e rendit Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Europian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. “Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama duke sjellë në vëmendje të dhënat e barometrit. Kështu, të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit i rendisin vendet sipas shpejtësisë me të cilin është kryer vaksinimi masiv gjatë javës së fundit. Nga grafiku duket qartë se Shqipëria ndodhet në krye, e më pas janë Serbia, Franca, Italia, Turqia, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe në fund Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …