Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se qëndrimi i subjektit që ai përfaqëson, për mospërkrahjen e Vjosa Osmanit në zgjedhjen e saj kryetare e shtetit, ishte i duhur dhe në nivel. Sipas tij, kryetarja e zgjedhur ishte shkaktare e rrëzimit të dy qeverive dhe nuk kishte të drejtë morale të kërkonte përkrahje meqë ajo vazhdimisht akuzonte dhe ofendonte PDK-në. Ndërkaq lidhur me largimin nga PDK, të deputetes Adelina Grainca, Lirak Çelaj thotë se ky ishte një pazar mes saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje.