Nënkryetari i Odës, Hotilerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi ka paralajmëruar protesta pas datës 18 prill, nëse nuk bëhet lejimi i dasmave. Ai është shprehur i indinjuar me vendimet e fundit të Qeverisë ndaj mbylljes totale për 12 ditë. “Është një shqetësim i madh, institucionet tona po na ngulfasin, kjo është formë arbitrare, ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe duhet të na respektojnë dhe të mos marrin vendime arbitrare” thotë Thaçi. “Para dy javësh kemi dalë me një komunikatë ku kemi kërkuar hapjen e dasmave nga mesi i prillit, dhe ja tani mbyllja po ndodhë, dhe ne nesër kemi mbledhjen e kryesisë, dhe hapi i parë do të jetë ky nëse qeveria nuk i merr masat e hapjes për ta çliruar sallat, dasmat nga kjo ngulfatje do të vihemi në këmbë”, thekson ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …