Kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni, është deklaruar kundër masave të reja anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Ai u shpreh se kjo ishte e panevojshme dhe se i kushton studentëve si në procesin mësimor, ashtu edhe në atë buxhetor, meqenëse mbyllen konviktet dhe bibliotekat. “Një student që paguan mensën 15 euro, me atë të konviktit bëhen gjithsej 35 euro, dhe kjo shumë është më e mirë se sa i duhen një studenti për të paguar rrugë për të udhëtuar, studentëve të Prizrenit ose Pejës veç për ardhje i duhen katër euro për biletë autobusi, dhe katër euro të tjera për biletë kthyese, pra tetë euro vetëm për rrugë dhe kjo është kosto mjaft e madhe”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …