Fermerët ferizajas furnizohen me farë misri

Komuna e Ferizajt edhe këtë vit ka furnizuar me farë misri fermerët ferizajas.

Me këtë rast fermerët ferizajas, janë shprehur tejet të kënaqur me këtë subvencionim të komunës, ata thanë se kjo ju ndihmon mjaft shumë që arat e tyre të mos mbesin djerrin.

U bë e ditur se komuna ka ndarë sivjet rreth 25 mijë euro, ku nga kjo shumë përfituan më shumë se 900 qytetarë të Ferizajt.

Drejtori i Bujqësisë, Xhemajl Reqica tha se krahasuar me vitin e kaluar numri i përfituesve këtë vit ka qenë shumë më i madh.

“Vitin e kaluar kemi pasur 500 hektarë që i kemi shpërndarë, ndërsa sivjet janë 963 fermerë që kanë kërkuar të marrin subvencion të kësaj kulture. Do të thotë me kulturën e misrit është rritur numri më tepër se 80 %. Vlera e subvencionit është 25 mijë euro. Ne po japim një thes për një hektar, ndërsa pjesën tjetër që i’u duhet, fermerët e paguajnë vet. Afati për mbjellje është optimal, besoj që brenda javës të gjithë do ta mbjellin këtë kulturë pasi që kushtet klimatike janë shumë të përshtatshme. Sivjet e kemi ndërruar edhe rendimentin, që sipas ekspertëve është i kualitetit shumë të lartë”, tha Xhemajl Reqica.

U tha se komuna e Ferizajt, pas disa muajsh do të shpërndajnë edhe subvencionet në  sektorin blegtoral.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …