Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së kryetares së re të Kosovës duke thënë se u bë me pazare. Ai i ka quajtur të pafytyrë politikë ata deputetë që dolën kundër vendimeve të partive të tyre dhe i akuzoi se tradhtuan votat e tyre. Berisha ka thënë se pazaret e tilla nuk po bëhen për herë të parë, por se një metodë e tillë ishte kritikuar zëshëm nga Vetëvendosjes, të cilën ai po e akuzon pse veproi në këtë mënyrë. Ai ka folur edhe për bashkëpartiaken, Albena Reshitaj për të cilën tha se nëse ka vendosur t’i merr benefitet nga ky pazar le ta bëjë, por se mandati i deputetit duhet të kthehet në parti. Deputeti i AAK-së, ndonëse nuk pret ndonjë mrekulli nga pushteti i ri, thotë se duhet t’i jepet koha e nevojshme prej 100 ditësh që të fillohet me opozitarizëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …