Kryekuvendari Veseli

Veseli dhe Price për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Dejvis Prajce, kryetar i Komisionit House Democracy Partnership (HDP), që përkrah zhvillimin e legjislaturave të pavarura. Kryetari Veseli e informoi kongresmenin Price me zhvillimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, agjendën, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kuvendi. Ai me këtë rast theksoi se me përgjegjësi promovon transparencën dhe lehtësimin e qasjes së qytetarit në legjislativ, si parime bazë të legjislaturës aktuale. Kryetari Veseli dhe Price, trajtuan nevojën e shkëmbimit të përvojave legjislative dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës. Kosovës i duhet ndihma për ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit, të komisioneve dhe administratës, në veçanti mbikëqyrjes legjislative dhe buxhetit, theksoi me këtë rast Kryetari Veseli.

Kongresmeni Price vuri në pah se HDP bën promovimin e zhvillimit të demokracisë në mbarë botën si objektiv kryesor i politikës së jashtme amerikane, duke theksuar se është e drejtë e të gjithë njerëzve që të kenë rol në punët e vendit të tyre. Ai më tej ceku se HDP punon drejtpërdrejt me 17 shtete partnere në mbarë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efektive, të pavarura dhe të përgjegjshme. Kryetari Veseli e falënderoi Kongresmenin Price për bashkëpunimin e deritashëm dhe theksoi se fushat me interes për HDP janë me interes edhe për Kuvendin e Kosovës, sepse i shërbejnë fuqishëm forcimit të institucioneve demokratike. Bashkëbiseduesit shprehen përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral duke e begatuar me përmbajtje të reja në fushat e interesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …