leoni

Pjesëtarët e FSK-së dhe zyrtarët e komunës së Drenasit nderojnë dëshmorët e rënë 22 vite më parë në Abri

Pjesëtarët e FSK-së dhe zyrtarët e komunës së Drenasit i nderojnë dëshmorët e rënë 22 vite më parë në Abri

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me gjeneral Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, zyrtarët e komunës dhe qytetarët, kanë bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Abri me rastin e 22 vjetorit të rënies së tyre heroike. “Jeta dhe vepra e tyre heroike, është dhe do të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe sa duhet atdheu. Sakrifica e tyre, është pjesa më e ndritur e historisë tonë, të cilën ne e kujtomë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë brezat e tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë. Sot, u përkulem me nderim, para jetës dhe veprës së tyre atdhetare, e cila mbetet udhëzuese për punën tonë të çdo ditshme, përkushtimin dhe angazhimin për fuqizimin e shtetit, zbatimin e ligjit dhe barazisë para ligjit”, shkruan Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …