TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL TË JUNIKUT

Shtabi Emergjent komunal i komunës së Junikut, ka mbajtur takimin e radhës pas vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Kryetari i komunës Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit me gjendjen epidemiologjike në komunën e Junikut dhe për masat e reja të marra nga Qeveria duke shfaqur edhe qëndrimin që ka pasur në takim me ministrin e Shëndetësisë dhe Këshillin e kryetarëve të komunave. Sipas profesionistëve shëndetësor situata në komunën e Junikut është e menaxhueshme, gjendja e të infektuarve është stabile dhe nuk ka asnjë të hospitalizuar nga të infektuarit, por nga komuniteti i bizneseve është brengosës dëmi që do pësojnë bizneset veçanërisht sektori i gastronomisë si pasojë e masave të fundit. Shtabi Emergjent Komunal është i mendimit që komuna e Junikut dallon për nga funksionimi, mundësia e operimit, por edhe disciplina qytetare, ndaj e sheh si mundësi që pas datës 18 Prill bizneseve të iu mundësohet ushtrimi i veprimtarisë në ambiente të hapura duke respektuar masat dhe duke rritur intensitetin e inspektimeve, por vazhdon ti lus qytetarët për kujdes, pasi që vendi ynë po ballafaqohet me mbingarkim të kapaciteteve shëndetësore, të ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve duke shmangur frekuentimet e hapësirave të mbyllura, kontaktet e afërta dhe duke respektuar masat mbrojtëse bazë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …