Në një komunikatë të AAK-së thuhet se kjo parti e bindur se duke qenë aktivë dhe të zëshëm kundër keqqeverisjes në Kosovë, e ka thirrur një protestë gjithëpopullore për datën 14 Maj. Do të punojmë, që të vetëm ose bashkërisht, ta vazhdojmë kundërshtimin tonë të pakompromis deri në dorëheqjen e kësaj qeverie antikushtetuese. Partitë politike opozitare dhe shoqëria civile, e kanë shansin e tyre jetik, që të dëshmohen se janë të pa sherr në kundërshtimin e një qeverisjeje të dëmshme për Kosovën, dhe të heqin dorë, një herë e mire, nga çdo kalkulim politik. Është e vërtetë që AAK, asnjëherë nuk do ta pranojë logjikën që ky pushtet të përmbyset me revolucion, por me kundërshtim të vendosur qytetar e civil, është thënë më tej aty. “Ajo që AAK insiston sot e tani, është që të lihet anash retorika politike dhe të kalohet në veprime konkrete. Kundërshtimi duhet të jetë i vazhdueshëm, masovik dhe i vendosur, e mbi të gjitha i pakushtëzuar. Ata që janë kundër kësaj keqqeverisjejej, duhet të jenë bashkë sot, pa bërë pyetje se ku do të jenë individualisht nesër. Kundërshtimi nuk është për hesape politike, por është për interesin e vendit, për interesin e brezave dhe të fëmijëve tanë”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …