Ka filluar vaksinimi i punëtoreve shëndetësorë në QKMF-në e Vitisë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të kësaj qendre kundër virusit Covid-19. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Hanife Jonuzi vizituan fillimin e procesit te vaksinimit të këtij personeli mjekësorë. Aty u pritën edhe nga Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti e cila bëri me dije se deri me tani ata kanë pranuar 100 vaksina nga IKSHPK-ja duke folur edhe rreth procesit të vaksinimit. “Në fillim do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë të sektorit publik, pastaj ata te Caritasit dhe sektorit privat. Në bazë të udhëzimeve dhe furnizimit me vaksina nga IKSHPK-ja do te fillojmë me vaksinimin e qytetareve mbi moshën 80 vjeçare, e pastaj ata me sëmundje kronike” u shpreh drejtoresha Kadolli-Halili. Ajo potencoi se procesi është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …