Axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca z. Rabit Konjufca është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo pozitë figuron edhe në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie, ndonëse përveç emrit dhe postit nuk është publikuar asnjë informacion tjetër rreth tij. Rabit Konjufca, kishte qenë kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013. Për emërimin e tij në këtë pozitë ka pasur shumë reagime. Shumica e atyre që kanë reaguar e kanë përdorur një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se kusherinjtë janë për dasma, e jo për t’i punësuar. Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës t’i kemi njerëzit më të ndershëm dhe nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj, kishte thënë Kurti, derisa ishte në opozitë, por tani ka ndërruar “historia”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …