PDK

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotojë RTV-Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e atij mediumi

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotojë RTV-Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media. Mbetet për t u parë se a do ta përfillë këtë qëndrim të partisë, deputeti, Xhavit Haliti, i cili për pikët të qejfit e kishte votuar, Glauk Konjufcën,  jashtë përcaktimit të partisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …