Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, shpreh shqetësimin e saj, në lidhje me vendimin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, me ç’rast përmes një konkluzioni, të jashtëligjshëm sipas PDK, i cili është në kundërshtim me vendimin e organit më të lartë vendimmarrës në nivel lokal, konkretisht vendimin e vitit 2005, ushtron presion mbi forcat politike opozitare, që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Komunës së Prizrenit. Mënyra e tillë e veprimit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, na kujton kohërat më të errëta në historinë më të re të Kosovës, kur regjimi i atëhershëm diktatorial, i nxjerrte njerëzit me dhunë nga zyret, nga shkollat, nga spitalet dhe më në fund edhe nga shtëpitë e tyre me forcë, sikurse tani që është vendimi për largim të dhunshëm me polici, ndaj subjekteve politike të Komunës së Prizrenit”, ka thënë Totaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …