Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre në Koshare

Ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka reaguar pas vendimit të sotëm për pengimin e familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorëve të rëndë në Koshare që të bëjnë homazhe para tre drejtueseve të institucioneve kryesore të vendit. Ai këtë veprim e ka quajtur maskarallëk dhe poshtërsi. “Sot, heronjtë që ranë në Betejën e Koshares u përkujtuan, por qeveria dhe presidenca u siguruan që askush para tyre të mos mbante homazhe. Lere që tri shkronjat e arta të UÇK-së ,ua kanë verbuar sytë dhe nuk i përmendin fare, ama t’i pengosh familjaret që të mos hyjnë të varrezat e heronjve ngase duhet pritur “kokat” ,kjo është maskarallëk dhe poshtërsi! Herën tjetër do të mirëpriten siç e meritojnë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …