Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Ajo qëllimshëm nuk e ka përmendur UÇK-në në postimin e saj për 22-vjetorin e Betejës së Koshares. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme. Roli i saj revizionist karshi ngjarjes UÇK i shkon fort për shtati liliputëve si Kurti që i flasin tërë jetën historisë, vetëm për t’u bërë vëzhgues i saj në momentin kyq, kur ndalet koha dhe hapet fusha. Asnjë nga komandantët e UÇK-së nuk udhëheq me vendin sot. Disa janë në Hagë, me gjasë edhe shumë të tjerë do të shkojnë. Tash që ata s’janë pengesë, është historia e UÇK-së pengesë. Vjosa Osmani e dëmton idenë e lirisë kur historinë e luftës e redukton në ideologji viktimizuese, sado dhimbje që kemi për viktimat secili prej nesh. Nëse kësaj shoqërie i takon shteti, është kështu sepse ky popull e deshi lirinë. E deshi lirinë më shumë se jetën. UÇK është dëshmi për këtë ka thënë mes tjerash Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka ‘prituar’ të flasë para gazetarëve për autostradën Prishtinë-Gjilan
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë se …