Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas listimit të Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve në rrezik nga organizata ,,Europa Nostra”

Me këtë rast kryetari Ramosaj në postimin e tij në facebook ka thënë: Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë. Synim i yni është realizimi i konceptit për zhvillim Ekonomik, përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me një mirëqenie me të lartë ekonomike. Kaq e thjeshtë është! Asgjë përtej kësaj! Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbështesin kauzat e sëmura të manastirit, janë që ta ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit. E kemi theksuar gjithmonë sot e tërë ditën, jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit, andaj mos investoni askush të jetë ndryshe. E them me përgjegjësi të lartë se, asnjëherë Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht. Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastir, është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel. Për këtë kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së. ,,Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë se në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare Serbe ushtruar mbi shqiptarët. Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe me të gjithë ata që e duan këtë qytet në të cilin gjendet edhe trashëgimia botërore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndërtuar e i ruajtur nga vet ne, thuhet në reagimin e kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …