Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij Kuvendin e të Rinjve në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij të rinjtë, brezin e Kushtetutës për të cilën aq shumë gjenerata u flijuan. Ishin Kuvendi i të Rinjve në Ferizaj, Vullnet Ilazi, Erita Bytyqi, Lorik Krasniqi, Aolta Bajrami, Shefki Berisha, Eliesa Jakupi dhe shumë bashkëmoshatarë të tyre që me punën e tyre, janë shpresa e synimi i të ardhmes së vendit.

Kryetari Aliu tha se, është kënaqësi të bashkëbisedoja me këta të rinj, ku krijova mbresa pafund pozitive me energjinë e tyre për të ardhmen. Falënderues edhe për dhuratën, urimin që kishin përgatitur për mua në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! Ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …