U pastruan Varrezat e Qytetit në Viti

Zyrtarë komunal në Viti, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, punëtorë të pastrimit dhe të Kompanisë “Eco higjiena”, zjarrfikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e ambientalistë, kanë zhvilluar një aksion vullnetar për pastrimin e Varrezave të Qytetit, në Viti. Ky aktivitet ishte në kuadër të Muajit të Pastrimit, të shpallur nga Qeveria Komunale e Vitisë, nën përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti. Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdon traditën e mirë dhe përkushtimin për ambient të pastër në të gjitha lokalitetet, pa dallim. Kryetari Haliti u shprehu mirënjohje të gjithëve që janë të përfshirë në projektin e aksionit “Pastro dhe ruaje”, i cili do të vazhdojë deri më 22 prill me pastrimin e hapësirave gjelbëruese, varrezave të të gjitha konfesioneve fetare, trotuareve e rrugëve, ambienteve shkollore, etj

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …