Njohësitë e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vëretjen se masat e reja të të ndërmarranga Qeveria Kurti ndaj pandemicë, do të kenë ndikim negative në të hyrat e Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se masat kufizuese ndikojnë në rënien e aktivitetit ekonomik, dhe pa dyshim që ndikon edhe në rënien e të hyrave. Ai ka shtuar më tutje se në momentin kur ka ulje të aktivitetit ekonomik, atëherë domosdoshmërisht ka edhe ulje të të hyrave. Edhe zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa ka thënë se vendimi i tanishëm sa do që është më i lehtë, krahasuar me atë të vitit të kaluar, konsiderohet se do të ketë ndikim në të hyra.“Ky vendim është pak më i lehtë, pasi që nuk kemi mbyllje, por kemi kufizim të operimit kryesisht gastronomisë, mbyllje të qendrave tregtare dhe një pjesë të ngjashme të kësaj natyre të bizneseve. Ne konsiderojmë që edhe kjo do të ketë ndikim në të hyra”, ka theksuar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …