leoni

Bashkimi Evropian e ndihmon Norvegjinë për t`i dërguar mbi 180,000 doza të vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë

Ramadani: Administrimi i mbetjeve nga vaksinimi duhet të trajtohet në mënyrë profesionale sepse ekziston mundësia e përhapjes së coronavirusit

Infektologu, Hamdi Ramadani ka kërkuar që administrimi i mbetjeve nga vaksinimi duhet të trajtohet në mënyrë profesionale sepse ekziston mundësia e përhapjes së coronavirusit nga këto mbetje. Ai ka thënë se shiringat, shishet e qelqit dhe gjëra tjera duhet të eliminohen menjëherë sepse shiringat mund të jenë të kontaminuara, të rrezikshme për qytetarët dhe ambientin. Përkundër faktit që COVID-19 bartet në mënyrë ajrore, por edhe në shiringa virusi mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe kontakti me to krijon mundësinë e përhapjes së virusit. Shefi i sektorit të shërbimeve teknike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mehdi Krasniqi ka thënë se se të gjitha mbetjet medicinale, trajtohen në impiantin për trajtimin e mbetjeve medicinale, impiant ky që ekziston në kuadër të QKUK-së. Menaxhimi i mbeturinave nga vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, është i rregulluar në bazë të Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Nga përqindja e përgjithshme e mbeturinave, nga 10-15 për qind, thuhet se janë mbetje infektive, që kërkojnë vëmendje të veçantë për riciklimin ose asgjësimin përfundimtar të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …