Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: NDËRMJETËSIME LETRARE

(Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në Prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, autor Shefqet Dibrani)

 (Nga parathënia e librit)

Libri NDËRMJETËSIME LETRARE është një panoramë dhe një përzgjedhje shkrimesh kritike për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit bërë nga studiues dhe kritikë të letërsisë ndër vite. Roli im në këtë libër është ndërmjetësimi në mes të asaj që ka botuar autori dhe ndërmjet atyre që kanë shkruar për veprat e tij.

Duke i përfshirë kritikat, recensionet dhe mbresat letrare në këtë libër kam arrirë ta konceptoj kritikën letrare si një ndërmjetësim letrar në mes të veprës dhe lexuesit. Edhe kritikat e përfshira këtu, edhe pse janë mbresa letrare të rastit e të çastit, pasqyrojnë vlerën e veprave dhe, së këndejmi, botëkuptimin e tyre kritik qoftë për veprën, qoftë për autorin e tyre. Pa dyshim, nëpërmjet këtyre vlerësimeve kam sajuar këtë interpretim kritik për krijimtarinë e Molliqit.

Përveç poezi dhe prozë, Molliqi ka botuar edhe dy drama, tre libra monografikë dhe një libër publicistik. Pjesën më të madhe të vështrimeve për librat e Arif Molliqit i gjeni në këtë bibliografi për të.

Po qe se kësaj game letrare ia shtojmë edhe fushën e publicistikës, të eseistikes letrare dhe shkrimet nga fusha e gazetarisë, që nuk përfshihen në këtë libër me përmbledhje shkrimesh, atëherë autori bëhet edhe më i dalluar, i veçantë dhe mjaft specifik.

Arif Molliqi ka kultivuar me përkushtim të gjitha llojet e shkrimeve letrare ani pse, shikuar nga prizmi i vështrimeve kritike bërë për veprat e tij, sikur krijohet përshtypja se ky autor më shumë është poet dhe prozator sesa i një lloji tjetër të shkrimit. Ndërsa ne mendojmë se s’kanë mbetur mbrapa as fushat e tjera 8 që e kanë bërë krijues më të kompletuar dhe mjaft të profilizuar.

Autori brenda librit i ka përfshirë edhe disa shkrime  e kritike edhe nga: Majlinda Zorba, Mereme Llubani, Ali D. Jasiqi, Nebi Islami, Adem Gashi, Berat Dakaj, Halil Haxhosaj, Nimon Muqaj, Ndue Ukaj, Bilall Maliqi, Bukurie Bushati, Sadik Krasniqi, Dibran Demaku, Naim  Kelmendi, Shaban Cakolli, Shyqyri Fejzo, Nue Oroshi,  Albin Mehmeti, Alban H. Kodra, Adem Lushaj, Laureta Miftari.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …