leoni

Mehdi Krasniqi

Mehdi Krasniqi: Do të jem shumë i lumtur nëse Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme jetësohet

Këtë ligj e pres si hasretin!

Pastaj, do ta shihni sa hajni është në politikë, në institucione shtetërore, në ndërmarrje publike, në agjencione por edhe në OJQ.

Shumë do të isha i lumtur, nëse secili zyrtar publik detyrohet ta deklarojë pasurinë dhe pasuria e tyre do të verifikohej A-Zh.

E pamundur është që brenda dy vitesh, “fukaraja” të bëhet milioner me vetëm një pagë!

Ja pak shembuj të matematikës logjike-politike:

Me një pagë:

  1. blen veturë komode, rregullon A-Zh shtëpinë dhe oborrin
  2. shkollon fëmjën, apo fëmijët
  3. blen tokë
  4. blen banesë, pastaj, sërish blen banesë, pastaj edhe vilë për pushim dhe “shlodhje” nga punët me ngarkesë vështirë të përballueshme
  5. shkon në pushime verore ekstra në vende “ohoho”

E populli i varfër paguan tatime dhe han “bukë e lëng”

Ama, me prokurorë dhe gjykatës të ndikimit politik, nuk besoj se mund të zbatohet ligji. Edhe një veting do t’i bënte mirë shtetit!

Me padurueshmëri!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …