Enver Hoxha, si prijës e mësues i kombit, si besnik e mbrojtës i Mëvetësisë e i sovranitetit të Shqipërisë, si mbrojtës i pjesës së kombit e i trojeve të tij, jashtë kufijve politik të Shqipërisë politike, u ngrit e u rrit si një obelisk njerëzor me përmasa deri edhe mbinjerëzore të merituara, në zemren e në vetëdijen kombëtare, si askush tjetër. Ai, pa pikë dyshimi, ishte në mënyrën metaforike që i shkon më së miri vetem Atij, një ‘Promete’ vigan i shqiptarëve, por dhe i njerëzimit të pambrojtur, në rrethanat tepër të vështira të kohërave të reja moderne, që u ndesh e luftoi me tri “kryeperendi” të kohës së Tij e, me të gjitha ‘perenditë’ e ‘shejtanëve’, antinjerëzore edhe ato e, mbi të cilat edhe fitoi.
Enver Hoxha, me kuptimin e drejtë e të plotë të fjalës ishte dhe mbeti prijësi mendjehollë i proletariatit nderkombëtar, gjenjali i vetem e më i madhi, në rrafshin e mendimit Marksist – Leninist e atij progresist të gjysmës së dytë të shekullit XX, klasiku i pestë dinjitoz e meritor i filozofisë së M–L!
Ai ishte dhe mbeti në historinë e diplomacisë botërore, diplomati brilant e zotëruesi i çdo tryeze bisedimesh mes Tij dhe bashkëbiseduesve të Tij të të njëjtit rang udhëheqës, të huaj. Enveri ishte dhe mbeti atdhetari sa më e madhërishmja atdhetari, që u rrit, ndriçoi e, u tret për Atdheu e kombin e Tij! Ai ishte i madhërishëm me jetën e veprën e vet, sepse kurrë s’u qa para të huajve ‘miq’ se kishte një popull e një shtet të vogël e, që s’kishte aq ushtarë e as aq armatim sa kombet e shtetet e tjerë të mëdhenj për t’iu dalë zot atyre në çdo kohë e në çdo rrethanë. Ai u mbështet në popullin e tij të vogël në numër, por shumë të madh, nga më të mëdhenjtë e kontinentit plak, në vlera njerëzore e atdhetare, qendrestarie e heroizmi, duke e frymëzuar atë popull e duke e ngritur në përmasat vlerore shpirtërore e luftarake, dijësore e emancipuese përkrah kombeve me shtetësitë më të vjetra evropiane. Enver Hoxha ishte i madhërishëm në sytë e kombit të Tij, por edhe të politikës botërore që jo në çdo kohë ishte pro Tij, sepse arriti ta fuqizojë moralisht popullin që udhëhiqte dhe ta kishte kombin e Tij, mbështetësin dhe aleatin më besnik e, më të madh në qellimin e në misionin që i kishte vënë historia për ta kryer, si më të mirën e mundshme për atdheun e kombin e Tij. Ai, si njënjohës i hollë i karakterit të shqiptarëve, si një strateg vigan e mendjemprehtë e vlerësonte dhe e përdorte me efektivitetin më të plotë, fuqinë që buronte nga atdhetaria e kombit shqiptar, fuqinë që buronte nga urtësia e trashëgimia vlerore kombëtare, fuqi ato që lindnin të gjitha llojet e qendresave tona heroike e të fitoreve kombëtare epokale. Ai, falë kësaj zotësie fenomenale, organizuese, frymëzuese e drejtuese prej strategu të vertetë fitimtar, e çliroi vendin e popullin e vet, vetem me forcat e veta partizane atdhe e liridashese e, heroiko – legjendare, si asnjë popull e shtet tjetër i pushtuar evropjan, përveç BRSS, por edhe ndihmoi në çlirimin e popujve fqinj nga pushtimi nazi – fashist në LDB.
Vetem në Epokën Enverjane, shqiptarët u bënë të pathyeshëm, si në kohën e Teutës ilire dhe të Skënderbeut arbëror. Ashtu si Skënderbeu edhe Enver Hoxha, bashkoi shqiptarët, formoi shtetin e tyre më të fuqishëm e më të zhvilluar social, e ushtarakisht, fakt ky i pranuar edhe nga kundërshtarët e Tij politik botërorë dhe, e dominoi skenën politiko – historike për sa ishte gjallë, si figura më përfaqësuese e më emblematike e kohës edhe në rrafsh botëror, si simboli më dinjitoz i krenarisë kombëtare, si mendjendrituri më i madh i të gjitha kohërave shqiptare e parashqiptare, por edhe pasenverjane, si mbrojtësi e mbështetësi më i vendosur i popujve të robëruar e të shtypur nëpër botë. Ai, me dritën e vet mendore projektoi, frymëzoi e udhëhoqi shqiptarët për të dalë nga hullia e mosdijes, në dritën e dijes, e priu kombin, por në veçanti popullin tone në Shqipëri, të ngjitet jo si ‘Sizifi’ mitologjik, i vuajtur e kurrë i suksesshëm, por si një ‘Sizif alpinist’, i një lloji të veçantë ‘Sizifi’ modern e fitimtar mbi vështirësitë e kohërave, të çdo lloji, të paparë nga historia e botës së kohërave moderne, si ‘Sizif’ shpirtpaepur, pa peshën e mundimshme të ‘gurit’ të të gjitha mundimeve historike, si një ‘Sizif’ sfidues prej shqiptari modern, me trup e zemer atleti e maratonokakasi shqiptar, që rend e rend vetem përpara në hapësirat kohore, që i shkurton ato largësi e, pushton majakohërat historike dhe ku, flamuri i lavdisë i shkon pas si dëshmitari historik që rron në përjetësi, për ta dëshmuar madhështinë e jetës e të veprës së Tij në sherbim të Kombit e Atdheut. Këtë fat kaq shumë të përseritur në kohëjetën e Tij si burrështetas peshërëndë e rrënjëngulur në trojet e Tij, si një Ante legjendash e kreshnik shqiptar i madh, e pati vetem Enver Hoxha e, askush tjetër para, as pas Tij.
Kurrë dhe, në asnjë rrethanë, as historike, as studimore e, as shkencore, emri e vepra atdhetare e Enver Hoxhës nuk mund të shkëputen nga askush, kushdo qoftë ai, apo qofshin ata, për nga lavdia, urtësia e madhështia e tyre, nga Shqipëria dhe shqiptarët e viteve 1941 – 1985 dhe ngjarjet kulmore historike brenda këtij harku kohor. Vetem në këtë hark kohor emri, jeta dhe vepra e Enver Hoxhës u shkrinë krejt natyrshëm në një, me emrin e përmbajtjen e lavdisë, krenarisë e të dinjitetit të shqiptarëve si popull e si komb. Askush si Ai, nuk ia fali emrin e jetën, veprën e dritën e vet mendore, kombit e atdheut, kohës dhe kryeepokës së vet e të shqiptarëve!
Vdekja është një proces fiziologjik i natyrshëm dhe, askush si Enver Hoxha nuk e bëri edhe vdekjen e vet, të lavdishme, sepse dhëmbjen që shkaktoi ajo duke na e marrë Enverin tonë, e mbuloi madhështia e jetës së Tij, e neutralizoi pavdekësia e mësimeve dhe e ideve të Tij, e vrau, vepra e Tij e pavdekshme, nga më madhështoret e njerëzimit, krahasuar me numrin e popullsisë e, me rrethanat tepër të vështira në të cilat e ndertoi atë vepër, në një kohë tepër të shkurtër, kur popujve e kombeve të mëdhenj të kësaj Evrope, për t’i kapur ato standarde që kapi Shqipëria 45 vjeçare në liri, ju janë dashur, pse jo, edhe shekujt. E, pa dyshim se ajo kryevepër e ndertuar në Epokën Enverjane është Shqipëria Socialiste, krenare, e dinjitetshme, e mosvarur e pathyeshme e, zonjë e madhe vlerash njerëzore, ashtu siç e kishte bërë Skënderbeu në Mesjetën Shqiptare dhe ashtu, por edhe shumë e më përtej e, më lart ëndërrimeve e dëshirave më të guximshme që kishin pasur rilindësit tanë të epokës së Rilindjes tonë Kombëtare në kohën e tyre, por dhe të të gjitha ëndërrimeve e deshirave të dëshmorëve e heronjve të të gjitha kohërave.
Enver Hoxha ishte sfiduesi më i madh i paudhësive të shekujve, i kohërave, i ngjarjeve kundërshtuese, penguese, të rrugës së Tij e të kombit të vetë, i pengesave dhe i kurtheve që donin t’ia rëndonin jetën popullit e kombit tonë, të cilave iu dilte përherë përballë burrërisht dhe, në krye, prore me fitore e më lavdi.
Shumë ka folur kombi ynë për madhështinë e figurës e të përsonalitetit të birit të vet më të dashur e më të çmuar, Enver Hoxhës, por edhe për vlerat e frymës Enverjane.
Gjithmonë shqiptarët do t’i jenë borxhli në këtë drejtim Atij, sepse të flasësh me frymë atdhetare e, për frymën kombëtare të jetës e të veprës së Enver Hoxhës, nuk mjaftojnë asnjëherë kohërat, nuk mjaftojnë librat, nuk mjaftojnë studimet, as urtësitë njerëzore.
Historia, me plot të drejtë e ka skalitur figurën e Enver Hoxhës me madhështinë dhe me dritën e një ‘Dielli’, por të një dielli të një ‘Galaktike’ të veçantë, të ‘Galaktikës njerëzore’!
Enver Hoxha, gjatë tërë jetës së Tij u mbështet tek ligjësitë objektive të natyrës e të shoqërisë dhe, mbi bazën e studimeve dhe mbështetjes tek të vertetat që buronin prej tyre, Ai diti të mendojë e të flasë si i vertetë, jo si mashtrues e fallxhor, duke i treguar edhe popullit të vetë e të tjerëve popuj, prore, vetem të vertetën, kurrë mashtrimin e fallsifikimin e saj. Falë këtyre dukurive dhe cilësive që gjallonin e frymonin tek Enver Hoxha, jeta, idetë, mësimet e vepra e Tij rrojnë, bile rrojnë fuqishëm edhe pas vdekjes së Tij. Pikërisht, kjo bëhet një e vertetë e natyrshme kur shikojmë se sa shumë borgjezia e sotme vendase, por edhe e jashtme, i tremben madhështisë së figurës së ‘Everestit’ të njerëzimit, Enver Hoxhës edhe pas 36 viteve të ndarjes së Tij nga kjo jetë. Këtë frikë e tmerr të tyre e vëmë re dhe, kur shikojmë se sa shumë i tmerron ata rritja e pavdekësimi i frymës dhe i figurës së këtij përsonaliteti me përmasa jashtëkombëtare, në zemrat e shqiptarëve dhe të popujve liridashës anë e mbanë globit tokësor.
Në këtë shkrim homazh për Enverin tonë, nuk kam si qellim të numëroj faktet që dëshmojnë madhështinë e lavdinë e përsonalitetit e të Epokës së Tij, as arritjet e Tij si prijës e burrështetas prej kolosi të pamposhtur për më se 44 vite luftë e fitore, sepse të gjitha i dinë fort mirë shqiptarët e joshqiptarët, pasi janë të dokumentuara në memorjen e historisë së epokës së Tij, në dokumenta të shkruara brenda e jashtë atdheut tonë, por edhe në memorjen njerëzore të asaj kohe kryekohë, brenda e jashtë Shqipërisë.
Është fakt i pakontestueshëm nga akush në botë se, ndryshimi i rrjedhave të historisë tonë kombëtare nisur nga ‘Pranvera e kuqe shqiptare’ e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë, vijuar, kulmuar e përmbyllur në një fazë të saj, me krijimin e UÇK e me LÇ të Kosovës, që sollën ‘Stalingradin’ shqiptar – Prekazin e Drenicës legjendare e lavdimadhe, ku me betejen e pashembullt, atë të qendresës fatpërcaktuese për shqiptarët, në familjen legjendare ‘Jashari’, por që solli edhe atë kthesën e madhe heroiko-legjendare të historisë kombëtare shqiptare, çlirimin e Kosovës nga ushtria atdhetare e legjendare shqiptare e Heroit kryekomandant i saj Adem Jashari. Shqiptarët si faktori vendimtar i arritjes së fitores së asaj lufte epope, fituan perms të drejtës morale e njerëzore të luftës së tyre edhe mbështetjen edhe admirimin e faktorit ndërkombëtar përparimtar të kohës. Ishin ato ide e ideale që nxiteshin e mbështeteshin me tërë forcën e një zemre kombëtare, që buronin nga shteti amë, Shqipëria e Enver Hoxhës, produkt edhe investime të gjithanshme të ngritjes në ato nivele të larta cilësore të vetëdijes shqiptare në trojet tona jashtë Shqipërisë politike që sollën kthesën madhore pozitive, historike të Kombit shqiptar.
Ajo luftë çlirimtare shqiptare e Kosovës, nxori si një krijesë të saj shumëvlerëshe për një kohë të caktuar, Mëvetësinë e Kosovës si përmbyllje e njërës fazë të objektivit madhor kombëtar e historik shqiptar, por edhe shtetin e dytë shqiptar në hapësirën gjithëkombëtare, hap ky që do të na çojë shumë shpejt e, shumë më lehtë edhe tek realizimi i objektivit përmbyllës, atij të Kryeidealit Madhor Kombëtar të të gjitha kohërave mbi njëshekullore, të bashkimit gjithëkombëtar në një shtet e, nën flamurin tonë kombëtar të Skënderbeut. Faza e dytë dhe përmbyllëse e këtij procesi është tanimë në duart e politikës së dy shteteve shqiptare dhe të politikave të tyre të njëjtësuara për këtë objektiv, sa madhor, edhe jetik për kombin tonë.
E gjithë kjo ecuri ngjarjesh historike në Kosovën e shqiptarisë është një ide madhore, atdhetare e gjeniale, është një investim direkt i doktrinës politike të shtetit shqiptar të Shqipërisë Socialiste, por edhe të udhëheqësit të atij shteti, atdhetarit vigan, mendjendritur e zemerflaktë, Enver Hoxhës, përqafuar edhe nga bijtë më të lavdishëm shqiptarë të asaj treve luftarake e shqiptareshe të pamposhtur.
Enver Hoxha është fituesi i disa anketimeve e sondazheve të kryera pas vdekjes së Tij, në vitet borgjeze të Shqipërisë, nga gazetat më të mëdha shqiptare, por edhe nga institucione me peshë ndërkombëtare të OSBE, si figura më madhore historike e Kombit tonë. Ai, sot për sot, është shqiptari më i klikuar e, më i kërkuari në shkallë botërore në ‘Google’; është shqiptari i vetëm që zë vend dinjitetshëm në Enciklopedinë Botërore, si udhëheqës i popullit të vetë në Luftrën fitimtare Antifashiste Nacional Çlirimtare e, si politikani që ndikoi fuqishëm në ndertimin e zhvillimin e vendit të vetë, për afër një gjysmë shekulli, si shqiptari i vetëm që ia vuri vulën e lavdisë Epokës së Shqipërisë socialiste. Veprat e shkruara prej Tij, teoriko – filozofike, analizuese, orientuese e memorialistike, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, në ato më kryesoret dhe përbëjnë një ndihmesë të jashtëzakonshme të këtij gjeniu shqiptar në fushën e pasurimit të thesarit të mendimit, teorisë e analizës filozofiko – politike të historisë moderne të njerëzimit, por edhe të përsosjes e të pasurimit të mendimit, ideve e të teorisë e filozofisë së proletariatit botëror e, të mendimit përparimtar në tërësi.
Për shumë nga ngjarjet madhore me peshë ndërkombëtare, që i kanë sjellë botës e njerëzimit ngerçe e pasoja të rënda, mbështetja në analizat e përfundimet filozofiko – shkencore të dala nga mendja e Enver Hoxhës, janë çelësi i vetem e përfundimtar i zgjidhjes së drejtë të tyre, në dobi të paqës e të lirisë së popujve të robëruar e, nën sundimin e pabarazisë çnjerëzore të sistemit kapitalist botëror.
Enver Hoxha si asnjë udhëheqës tjetër botëror i kohërave moderne para Tij, të njëkohshëm me Të, por edhe pas Tij, është analizuesi, parashikuesi e përcaktuesi më i saktë e më shkencori në përcaktimin e rrjedhës historike të shumë proceseve e dukurive me përmasa globale, por edhe për mënyrën e zhvillimit e rezultatin e përfundimit të tyre, edhe kur ato kanë qënë rajonale, mbështetur në analizën e fakteve e të dukurive nën dritën e shkencës së dialektikës materialiste, historike, njerëzore.
Parë nga ky këndveshtrim dialektiko – historik, por edhe teoriko – praktik, arrijmë në përfundimin shkencor se, Enver Hoxha, me jetën e veprën e Tij të gjithanshme praktike e teorike, politike e filozofike, u shndërrua në një njeri epokal e erodit i jashtëzakonshëm, në një ‘Diell’ të vertetë, i cili vijon të ndrijë në kupën e ‘qiellit’ të mendimit e të arsyes së kthjellët njerëzore edhe pas 36 viteve nga ndarja prej kësaj jete.
Përseri Ai vijon të ndriçojë horizontet e mendësisë njerëzore, duke hedhur dritë në rrugën drejt një bote të re, pa shtypje e shfrytësim të njeriut nga njeriu, pa skllavëri moderne të njerëzimit, pa thellime hendeqesh jetësore midis shtresave në shoqërinë njerëzore, pa luftra e pa derdhje gjaku të pafajshëm nëpër skenat e ndryshme e të shumta të kësaj bote, për të ndertuar mbi themelet e kalbura të këtij sistemi të çmendurisë, krimit e të pangopësisë borgjeze, të pabarazisë e të padrejtësisë shoqërore, ngritur mbi trazirat që kurrë s’kanë pushuar e, s’kanë të ndalur as në ditë e sotme, ‘Botën e Re’ të së ardhmes së lumtur të njerëzimit.
Ballafaqimi i kohës tridekadëshe të pasnëntëdhjetës me Kryeepokën legjendare e lavdimadhe të Enver Hoxhës, nxjerr në dritën e diellit madhështinë e pakrahasueshme të përsonalitetit e të figurës së Enver Hoxhës, thellësinë e mendimit e të gjykimit të Tij, prore objektiv, mbështetur mbi të vertetën, por edhe të rendit ekonomiko – shoqëror që udhëhoqi!
Ky ballafaqim kohërash nxjerr në dritën e të vertetës së padiskutueshme, epërsinë e rendit socialist, në çdo plan, ekonomik, social, moral, politik e ushtarak, mbi këtë rendin e kalbur borgjezo-kapitalist. Ky ballafaqim kohërash e regjimesh politike njollos me turpin e të gjitha kohërave klasën e sotme politike borgjeze të pasnëntëdhjetës bashkë më sistemin e saj borgjez të instaluar me dhunë në Shqipëri, në fundvitin 1990. Për ta nxjerrë këtë përfundim nuk kërkohen shumë mend, por as shumë filozofira, sepse flet vet rruga historike dhe se, ai është shumë i dukshëm e shumë i prekshëm. Roli historik i individit Enver Hoxha në historinë moderne të shqiptarëve është mishërimi i të gjitha përvojave e traditave positive, i të gjitha vlerave e urtësive të kombit tonë, ngritur në piedestalin e historisë e, të mishëruara e të përjetësuar në përsonalitetin e Tij të shndërruar në institucionin shpirtëror gjithëkombëtar e atdhetar! Shqiptarët, emrin e Enverit të tyre, e lidhin pazgjidhshmërisht e organikisht me emrin e Kombit shqiptar, ndaj Ai, si mishëruesi i cilësive më të mira kombëtare, në kuptimin metaforik është vet Kombi i Tij.
Eh, sa shumë herë ka folur me zë e me zemer me Ty, o Enver, populli yt i prerë në besë, pas ndarjes Tënde fizike nga Ti ! Ka folur me prillët që erdhen pa Ty, që të gjithë, fytyrëngrysur e sypërlotur! Të gjithë kanë të drejtë të jenë ashtu, sepse, as lulekuqet, as bilbilat, as pëllumbat, as sorkadhet, as agimet e, as rinia e këtij vendi, pra, asgjë e askush më, këtu s’po e gjën veten! Ndaj, ikin . . . ikin, fluturojnë e treten udhëve pa krye të botës së eger! Gjithçkaja në këtë vendin tonë, ikën . . . ikën me nxitim e, me më të madhin vrap nga ky vend, të cilin e pate kthyer në një kopsht të lulëzuar e të begatuar, e pate bërë kalaqendresën heroike të shqiptarëve, pasi më ky vend, Shqipërimjera jonë e këtyre moteve të errësirës dhe të vdekjeve, askënd nuk e ngazëllen më, sepse asnjë shpresë më në këtë kohë e vend, asgjë s’e këndell! Politika antikombëtare na ka kapluar çdo qelizë dhe ajo, ujërat trazon e arsyen tyrbullon e, sa e hap gojën, për çdo gjë veç na mashtron e na tradhton!
Kombi shqiptar është e duhet të jetë krenar që lindi e rriti fenomenin Enver Hoxha. Ai është përherë borxhli ndaj këtij fenomeni me përmasa vlerore botërore, për ta nderuar e kujtuar ndër kohëra e breza, në të mirë e në të keq, si shpëtimtarin e tij të padiskutueshëm dhe si lartësuesin e tij në majamalet e lavdisë, nderit e të krenarisë së padiskutueshme.
Inteligjenca e vertetë e atdhetare nuk duhet ta kthejë veten në prenë e politikës së ditës e, të skllavërohet prej saj, por as të bjerë në prehërin e në kurthet e politikave bajate të partive politike kohëbrejtëse, të cilat me pafytyrësinë më të madhe, për tri dekada me radhë, e dhunuan, e përdhunuan, e vodhën, e grabitën, e mashtruan, e përçudnuan, e vranë, e shanë, e prenë, e dogjën dhe e shkrumbuan këtë vend të begatë e të bukurive natyrore përrallore.
Intelektuali i vertetë duhet të bëhet zëdhënësi i të vertetave historike, pasi mbi çdo analizë e vlerësim subjektiv edhe ndaj figurës dhe rolit të përsonalitetit gjenial të Enver Hoxhës, qëndron analiza e përcaktimi, arsyeja dhe gjykimi i paanshëm e objektiv i historisë, e cila Enver Hoxhës i ka dhënë vendin e merituar e vlerësimin maksimal nderues në altarin e nderit të saj, duke e mbuluar me lavdinë e përjetshme.
Tiranë, më 9 prill 2021.