Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Gashit nga Sfërka e Klinës

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Gashi nga Sfërka e Klinës

Skënder Rexhepi, komandant i njësitit “Hekuri” gjatë luftës çlirimtare e ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të njërit nga bashkëluftëtarët e tij, Sali Gashit nga Sfërka e Klinës. “Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të luftëtarit të njësiteve “Hekuri” dhe më pas Komandant Kompanie në Brigadën 122, Sali Muharrem Gashi nga Sfërka. Sali Gashi ka kontribuar edhe në formimin e njësitit “Hekuri”, shtëpia e tij ka qenë strehë për luftëtarët: Skënder Rexhepi, Isa Krasniqi, Besim Rexhepi, Florim Krasniqi e të tjerë, që në fillët e formimit të UÇK-së në këtë zonë. Po ashtu kontributi i Salihut ishte i madh, më mjete logjistike për njësitet “Hekuri”. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtareve të Salihut. Salihun do ta kujtojmë gjithmonë si një intelektual dhe një çlirimtar që dha kontributin e tij në luftën për liri Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 12.04 2021 në orën 15:00 në varrezat e fshatit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …