Mero Baze

Mero Baze: Qytetarët e Kosovës nuk po marrin vaksina nga Shqipëria, sepse dëmtojnë fushatën elektorale të Bojken Abazit

Ata janë kundërshtarët e tij natyralë, politikë e ideologjikë dhe betejën e ka me ata. Kur teprohet me mercenarë të importuar si në rastin e Albin Kurtit, i cili është gati të vdesë qytetarët e vet, me shpresë se dëmton Edi Ramën, thjesht ndihmon Edi Ramën. Dhe Albin Kurti po e bën këtë si delirant që mendon se Kosova është gati të vdesë, mjafton që të marrë disa vota më shumë Bojkeni në Tiranë.

Prej dy ditësh Albin Kurti po endet nëpër Shqipëri, në përpjekje për të bërë të njohur tre kandidatët e “Vetëvendosjes”, emrat e të cilëve ende nuk po i mësojnë dot qytetarët.

Dhe bashkë me këtë përpjekje, tanimë po bëhet më e qartë, pse ai refuzoi vaksinat e ofruara nga qeveria shqiptare për mësuesit e Kosovës.

Një këshilltar i Albin Kurtit, i angazhuar pranë stafit të kandidatit të Tiranës, ka shpjeguar në një koment të tij, se Edi Rama donte t’i përdorte këto vaksina për fushatë elektorale dhe përfundimi “logjik” i arsyetimit është se kështu do të dëmtoheshin, kandidaturat e Albin Kurtit në fushatën elektorale në Shqipëri.

E thënë më shkurt, qytetarët e Kosovës nuk po marrin vaksina nga Shqipëria, se dëmtojnë fushatën elektorale të Bojken Abazit në Tiranë dhe atyre dy të tjerëve.

Prej ditës kur është bërë kryeministër Albin Kurti nuk ka bërë asnjë hap para për të siguruar vaksina të çfarëdo lloji.

As edhe një vaksinë të vetme, përveç kontigjentit që siguroi qeveria e mëparshme përmes programit Covax që mbërritën, ndërkohë që ky u bë kryeministër. Por ato janë një dhuratë modeste.

Unë nuk di ndonjë rast të refuzimit të ndihmave për vaksina në botë gjatë pandemisë, përveç kësaj të Albin Kurtit ndaj Shqipërisë.

E kundërta ndodh, që ti lyp vaksina dhe nuk të japin se kanë hallin e tyre. Rregullat e rrepta të kompanive që nuk të lejojnë të dhurosh vaksina, po i vuan dhe Shqipëria, e cila ka marrë nga një vend mik 5 mijë vaksina Pfizzer, por nuk mund t’i bëjë, pasi nuk e lejon kompania.

Kosovës ju hoq kjo pengesë duke kthyer Kuksin në qendër vaksinimi për Kosovën, por ndërkohë i lindi një problem i ri, fushata elektorale e Kurtit në Shqipëri.

Kjo është taksa më e re për për popullin e Kosovës, i cili duhet të presë sa të mbarojë fushata elektorale e Albinit në Shqipëri, pastaj të pranojë vaksinat.

Mundësisht tek qendra e vaksinimit të shkruhet se këto u siguruan falë tre kandidatëve të “Vetëvendosjes” në Shqipëri. Por përtej humorit të zi, kjo është sjellja më e papërgjegjshme që ndonjë kryeministër në botë ka ndaj pandemisë.

Pasi bllokon vaksinat e ofruara si ndihmë, se i dëmtohet fushata elektorale në Shqipëri, pasi vendos masa të “rrepta” në Kosovë për mbyllje biznesesh që mos të përhapet virusi, në fundjavë vërshojnë 30 mijë vetë në Shqipëri, duke rrezikuar të infektojnë dhe infektohen.

Pra i njëjti kryeministër që pengon ardhjen e vaksinave nga Shqipëria në Kosovë, lejon ardhjen e virusit nga Kosova në Shqipëri dhe këtë e bën, që Edi Rama të provokohet duke i vendosur kufizime për hyrje, sikundër ka bërë ai për vizitorët nga Shqipëria.

Kështu ka dhe një argument “patriotik” në fushatën elektorale të tij në Shqipëri.

Kjo është e gjitha çfarë ka bërë për shëndetin e popullit të tij Albin Kurti prej kur është bërë kryeministër.

Shqetësimi i tij i vetëm ka mbetur fushata elektorale në Shqipëri, në funksion të së cilës ka bllokuar ndihmën me vaksina për mësuesit dhe ka sjellë në fundjavë 30 mijë kosovarë për turizëm covidian, me shpresë se kështu dëmton Edi Ramën.

Ndaj është momenti ta sqarojmë pa cinizëm një gjë. Edi Rama ka boll kundërshtarët e vet në Shqipëri, shpesh herë përfshi dhe vetë Edi Ramën.

Ata janë kundërshtarët e tij natyralë, politikë e idelogjikë dhe betejën e ka me ata. Kur teprohet me mercenarë të importuar si në rastin e Albin Kurtit, i cili është gati të vdesë qytetarët e vet, me shpresë se dëmton Edi Ramën, thjesht ndihmon Edi Ramën.

Dhe Albin Kurti po e bën këtë si delirant që mendon se Kosova është gati të vdesë, mjafton që të marrë disa vota më shumë Bojkeni në Tiranë.

Nuk di vërtet sa është gati të vdesë Kosova për Bojkenin, por di që në Tiranë, “po vdesin” ta shikojnë sa vota do marrë më 25 prill, me këtë strategji Albini dhe Bojkeni. Pastaj do ta kuptojmë më mire, a ja ka vlejtur të vdesë Kosova për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …