Çmimet e produkteve të konsumit janë shtrenjtuar për 0.4 përqind në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të 2021. Në Indeksin e tërësishëm çmimeve të konsumit është evidentuar ngritja e çmimit për vajra dhe yndyra 2.8%, për pemë 3.8%, për pije alkoolike 1.6%, këpucë 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 4.7%. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet për perime -1.5%. Në këtë publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet po ashtu se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%. Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë -12.9%, perime -5.7%, energjia elektrike -10.8%, (zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike) për periudhën janar – maj 2021
