The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Të vetëquajturit viktima të UÇK-së, serbë e shqipfolës, të trajtohen si një grup i veçantë thotë Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, i ka rekomanduar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guiju që viktimat e pretenduar të UÇK-së  të përmblidhen në një grup. Në shkresën dërguar Gjykatës, kjo zyre ka përmendur edhe disa nga vështirësitë që mund t’i kenë viktimat, ku janë përfshirë vështirësitë e udhëtimit në Kosovë, udhëtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, takimi i klientëve nga diaspora e kontakti me klientët.  Duke treguar specifikat e aplikantëve si viktima, se 11 prej tyre flasin serbisht dhe 5 prej tyre shqip, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave i ka konsideruar edhe çështjet që mund ta pengojnë përfaqësimin e tyre së bashku në një grup në Kosovë apo Serbi. Vetëm njëri prej dëshmitarëve të mbrojtur të Gjykatës Speciale nuk ka pranuar të bashkohet me grupin e serbëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …