Ish komandanti i UÇK-së, Ferat Shala, përkujton 21 dëshmorët e njësitit, “Pëllumbi” dhe 36 martirëtal “Pëllumbat e Lirisë”, në Negrovc të Drenasit nderohen 21 dëshmorët dhe 36 martirët e lirisë

Ish komandanti i UÇK-së, Ferat Shala, përkujton 21 dëshmorët e njësitit, “Pëllumbi” dhe 36 martirët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 21 dëshmorët e njësitit “Pëllumbi”, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Shala ka thënë se kompleksi memorial, “Pëllumbat e Lirisë”,  prehen këta dëshmorë është vetëm një nga qindra e mijëra dëshmi anë e kënd Kosovës, që flet për qëndresën dhe luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri. “Kësaj radhe mungonte në ceremoninë e përkujtimit në vendlindjen e tij ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi,  që së bashku me themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarë të tjerë po përballen me akuza të padrejta në Gjykatën Speciale në Hagë. Kompleksi memorial ‘Pëllumbat e Lirisë’, në Negrovc, është vetëm një nga qindra e mijëra dëshmi anë e kënd Kosovës, që flet për qëndresën dhe luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …