leoni

UCK

Ahmet Qeriqi: Dëshmorët e UÇK-së, pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981 dhe të dënuar politikisht II

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Në biografitë e dëshmorëve të kombit, prezantuar në 18 vëllimet e botuara deri tani të monografisë “Feniksët e lirisë” vërehet se një pjesë e madhe e dëshmorëve, të cilët në vitin 1981 kanë qenë pjesëmarrës në demonstrata e protesta, prej moshës 17 vjeçare e më të moshuar, kanë rënë me armë në dorë në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e të rënëve ka edhe shumë dëshmorë të cilët kanë mbajtur vite të tëra në burgjet e ish-RSFJ-së, por edhe pas shpërbërjes së saj. Ky fakt jep për të kuptuar se në vitin 1981 ishte kalitur ideja e rezistencës aktive dhe ata të rinj, që asokohe kishin marrë pjesë në demonstrata dhe kishin bartur mbi supe dhunën e represionin barbar serb, jo vetëm që nuk ishin penduar, jo vetëm që nuk kishin ndërruar bindjet e tyre, por e kishin përforcuar bindjen se vetëm me armë dhe kundërvënie të përgjithshme e të fuqishme mund të dëbohej nga Kosova regjimi shtypës e kolonizator i Beogradit. Përveç kësaj, shumica dërrmuese e të rënëve për çlirimin e Kosovës u përket familjeve atdhetare, mbi të cilat ishte ushtruar represion sistematik nga regjimi okupator jugosllav, si në aksionin e armëve të vitit 1955-1956, në demonstratat e vitit 1968, 1981 dhe më vonë në vitin 1989, 1990.

Nga radhët e të burgosurve politikë, gjatë luftës së UÇK-së, të prezantuar në monografinë “Feniksët e lirisë” (2-14), kanë rënë në altarin e lirisë:

Adem Jashari (i dënuar politik), Ilaz Kodra, Zahir Pajaziti, Abdylgafurr Luma, Avdullah Tahiri, Agim Bajrami, Agim H. Ramadani, Agron Rrahmani, Agush Gjoci, Ahmet Hoxha, Ahmet Kaçiku, Asllan Fazliu, Avni Saraçi, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Ahmet Kaçiku, Bajram Sylejmani, Behajdin Allaçi, Beqir Meha, Danush Kurtaj, Dritan Zeneli, Elez Geci, Eset Maloku, Faik Ukëhaxhaj, Fehmi Lladrovci, Gafurr Loku, Gursel Sylejmani, Hamdi Sejdiu, Haradin Bajrami, Harun Aliu, Haxhi Haxha, Hyrë Emini, Ibrahim Oruçi, Ilir Konushevci, Imer Alushani, Imer Krasniqi, Imer Shala, Isa Havolli, Isa Kastrati, Jakup Agushi, Jetë Hasani, Jetullah Islami, Kadri Kokollari, Mejdi Dalloshi, Maxhun Berisha, Mehdi Bytyçi, Mehmet Mustafa, Mustafë Llapashtica, Mustafë Shyti, Nagip Cacaj, Nexhmi Llumnica, Njazi Azemi, Qamil Ilazi, Remzi Ademaj, Remzi Demolli, Rexhë Qorraj, Rrahman Tafa, Sejdi Sejdiu, Sejdi Shala, Selman Lajçi, Shaqë Avdia,  Skënder Haxhi Ferizaj, Shaqir Berisha, Skënder Maraj, Smajl Jashari, Sokol Elshani, Tefik Raka, Tefik Zymberi, Ibrahim Nikçi, Xhavit Bajraktari, Xhemajl Rexha, Xhevat Berisha, Zahir Pajaziti… 

( Lista e të burgosurve politikë, dëshmorë të UÇK-së nuk është e plotë, meqë mungojnë të dhënat edhe për  shumë dëshmorët të tjerë, biografitë e të cilëve ende nuk janë prezantuar në monografinë, Feniksët e lirisë…)

Emrat janë interpretuar nga 10 vëllimet e para të  edicionit “Feniksët e lirisë”

Janë ekzekutuar dhe iu kanë humbur gjurmët nga forcat serbe  para dhe  gjatë luftës nga radhët e të burgosurve politikë: Besnik Restelica, Januz Zeneli, Enver Topalli, Rexhep Bislimi, janë vrarë në burgje), Ukshin Hoti trajtohet i zhdukur, mjeku Hafir Elshani, i zhdukur, Xhavit Haziri i zhdukur…

Edhe shumë dëshmorë të tjerë, pjesëmarrës në protestat e demonstratat e vitit 1981 e më vonë, kanë qenë të dënuar për kundërvajtje politike në afate të ndryshme kohore, ose kanë qenë pjesëmarrës aktivë në to dhe janë ndëshkuar fizikisht, disa syresh nuk janë dënuar me burg për shkak të moshës së tyre të mitur.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …