Glauk Konjufca: Kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshëm krenarie dhe shtetësie

Glauk Konjufca: Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshëm krenarie e shtetësie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të rënë për liri. Po ashtu Konjufca ka takuar familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit. Me këtë rast, ai tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshëm krenarie dhe shtetësie. “Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Me gjakun e tyre ata ujitën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë dhe të cilën e kemi paguar shtrenjtë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”. I pari i Kuvendit theksoi se duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …