Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se fakti që Lëvizja Vetëvendosja prej 1 muaji në krye të qeverisë së Kosovës dhe pasi mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit nuk kujdeset për qytetarët e vet, por bën fushatë në Shqipëri, tregon se e vetmja që gjë i intereson Albin Kurtit është pushteti. Sipas tij, fakti që funksionarët e Vetëvendosjes janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës, është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti. Reagime ndaj Kurtit ka pasur dje edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.