Rrëfimi i Xhevushes për ngjarjet tragjike...

Rrëfimi i Xhevushes për ngjarjet tragjike…

KUJTIME NGA MOTRA XHEVUSHE

Xhevushe Ilaz Salijaj, 09.11.1977
Xhevushja është fëmija i tetë dhe vajza e tretë dhe më e vogla e babë Ilazit dhe nën Azemines. Është e lindur në fshatin Duraj, në muajin e shenjtë në Nëntorin e Flamurit me 09.11. 1977. Edhe Xhevushja, shkollën fillore e fillon në fshatin Elezaj në në vitin 1984 dhe e mbaron në paralelen e kësaj shkolle në fshatin Doganaj në verën e vitit 1992. Xhevushja ishte njëra ndër nxënëset më të mira në shkollë dhe të gjithë klasët e fillores i mbaron me suksesë shembullorë. Shkollën e mesem e fillon në vitin 1992 dhe e mbaron në vitin 1996 në gjimnazin « SKËNDERBEU » në Kaqanik, kuptohet nëpër shtëpi-shkolla private për shkak se pushtuesi Serb, kishte mbyllur në Kosovë të gjitha shkollat e mesme dhe ato univerzitare në gjuhën shqipe. Xheva, planifikonte që studimet ti vazhdoj në Univerzitetin e Prishtinës, ku si pikë synim kishte të bëhej pedagoge, por për shkak të gjendjes tejet të rënduar në atë kohë ajo mendon të pushoj pak me shpresën se ditë të mira do të vijnë më vonë. Për të mos ndejtur duar kryq ajo në fillim, fillon një kurs për të ushtruar profesionin e frizeres në fshatin Dubravë. Për një vit arriti të ushtroj profesionin si Frizere.. Me që tani vëllezërit e saj kishin hapur një firmë për prodhimin e bukës « Mërgimi-Comerce» në fshatin Duraj, Xheva, fillon punën në këtë firmë si puntëtore polivalente udheheqese,ishte krahu i djathte i vellezerve te saj, kontribuese e palodhshme!
 Xheva kujton me nostalgji kujtimet e bukura që kishte pasur me shtatë vëllezërit e saj, ku rrëfehet se i kishim më shumë se vëllezër dhe i konsideronim edhe si shokë me që me veprimet e tyre ishin shumë liberal ndaj familjes dhe motrave. Duke pasur para sysh kohën ku ende mbi zotëronte familja-Patriarkale në këto anë… Ishin vëllezër me vizion të qartë për të ardhmen dhe shumë përparimtar. Pas një njohje të gjatë me Burim Cakën nga fshati Vatë vendosin të martohen dhe të shkëputet nga familja, puna në firmën e familjes dhe nga vëllezërit e saj duke mos menduar kurrë që kjo do të jetë ndarje e fundit me një pjesë të familjes dhe të vëllezërve. Me fillimin e luftës në fillim në Drenicë e Dukagjinë e më vonë gati në të gjithë territorin e Kosovës, lufta përfshinë edhe komunën e kaqanikut dhe konkretisht fshatin e saj të lindjes dhe fshatra Sllatinë, Vatë e Dubravë ku për fat të keq Xheva, gjatë luftës humbë katër vëllezër, një kunatë nusen e vëllaut dhe një kunat vëllaun e burrit Ilir-in. Vërtet dhembja ishte e madhe por duhet përballuar sepse nga Serbët dhe Serbia, kurrë ditë të mira s’kemi pritur dhe as duhet të prsim… Xheva, kujton me dhembje të madhe datën e 13 prillit njërën ndër datat më të kobshme në jetën e saj sepse pikërisht ishte kjo ditë dhe kjo datë ku në lagjen ku ajo ishte e martuar dhe ishte duke jetuar, bashkë me vëllezërit e saj dhe kunatin po atë ditë bien për të mos vdekur kurrë edhe trembëdhjetë martir lirie… Kosova po mbushej me varrepor edhe liria po ofrohej sepse e gjithë bota demokratike, liridashëse kësaj radhe si kurrë më parë në histori ishte në mbështetje dhe në krah të popullit dhe atdheut tonë. Pas, gjithë atyre vrasjeve dhhe shkatërimeve të vendbanimëve barbarët serb me dhunë deportuan për në Maqedoni me mijër refugjjat që kishin gjetë si kulm mbi kokë malet e sharrit. Dhe pas mbledhjes dhe vorrimit të të rënëve Xheva, bashkë me tërë atë popullat marrin rrugë e refugjatit. Pas arritjes në Maqdoni, në fillim vendosen si refugjate në fshatin BOJANË në rrethinën e Tetovë ku qendroi për një muaj. Me 14 maj 1999 , Xheva permes Kryqit te kuq Austriak, merrë rrugën e mërgimit dhe vendoset në Austri duke ju bashkuar bashkëshortit të saj Burimit, i cili kishte vite që punonte dhe jetonte në këtë shtetë për të ndihmuar familjen e tij në vendlindje. Xheva edhe pse fizikisht largë familjes ajo shpirtërisht ishte në mbështetje të tyre duke u kujdesur me të gjitha mundësit e saja për rehabilitimin e prindërve, motrave, vëllezërve dhe 5 fëmijëve të cilët dy nga ta ishin pa as njërin prind ndërsa tre të tjerët ishin pa babain e tyre që shumë ju mungonte…Xheva, tani jeton e punon në qytetzën Sankt Veit an .der /Glan .Kärnten dhe është nënë e pesë vajzave të mrekullueshme
        1. Donjeta është nxënëse në shkollën e mesme Ekonomi-Menagjment në St.Veit
2. Besa është nxënëse në gjimnazin Althofennë St.Veit
3. Denisa është nxënëse në gjimnaz në St.Veit
4. Dorina është nxënëse në shkollën fillore në St.Veit
          5. Klea është fëmija më i lumtur në kopshtin e fëmijëve në St.Veit
Rrëfimi i Xhevushes për ngjarjet tragjike

Ishte megjesi i datës 28 mars të vitit 1999. Me qe kisha dëshirë që një ditë më herët të shkoja në familje për të marrë pjesë në urimet e festës së bajramitpër ti takuar dhe uruar familjarët e mi, për shkaqe të ndryshme atë ditë s’munda të shkoj… Të nesërmen u zgjova në mëngjes duke filluar me punët rituale të shtëpisë dhe pa pritmas nga dritarja e kuszhinës po shija fshatin e rrethuar me Tanksa e autoblinda të policisë Serbe dhe të armatosur deri në dhëmbë. Fshati Vatë e në veqanti lagja e Cakëve ku unë jamë e martuar në vijë ajrore me fshatin e familjes time s’ka më shumë se pesëqind metra dhe nga kjo distancë e shkurtër shiheshin të gjitha lëvizjet që ndodhnin në fshat e sidomos në oborrin e shtëpisë së prindërve të mi ku arrija të dalloja edhe njerëzit kur ecnin në për oborrë…. .Pasi filluan të shtënat nga policia unë i krismat e mitralozëve dhe povërzhgoja nga oborri duke u munduar të kuptoj se çka po ndodhë me të vërtetë…. Pritja ishte e vështirë sepse përveq se të shikoje nga distanca mundësi tjetër të veprimit s’kshe… Me kalimin e minutave njerëzi e fmailjes së burrit filluan të vinin aty në oborrin tonë dhe cesili në mendjen e tij thoshte se këta krisma janë në fshatin Baicë të tjerë kishte që thonin se janë në fshatin Gaqkë?! Jo jo, ju thase unë, asnjëra e as tjetra s’është. Krismat po vine nga oborri i famijes tim dhe pikërisht nga fshati im Duraj… Tek furra ku punon vëllezërit dhe puntorët e tjerë shiheshin nga iknin dhe shkonin në drejtim të shtëpise së bacit Fejzë, një fqinjë kushëri i ynë…. Pasi krismat u ndalën dhe policia Serbe u larguan nga fshati aty me njëherë u qa një qerre me kalë i cili nxorri nga shtëpia diqka dhe po e vednoste në qerre…..Prisja në ankth se qka kishte ndosh telefonë s’kishim për të komunikuar por më vonë u njoftuam se nga mitralimi i fshati kishte mbetur e vrarë kunata ime Lumnija nënë e dy fëmijëve dhe po të njejtën kohë ishte plagosur në këmbë edhe kushëriri ynë Naim Salihaj rreth moshës 30 vjeqare…..Të gjithë familjarët e tjerë që kishin shpëtuar nëpër mes plumbave ashtu të trishtuar u larguan nga fshati dhe u nisën për në fshatin Dubravë, nga edhe e kishte familjen Lumja… Pas pak minutash atje shkova edhe unë për tju bashkangjitur familjes dhe për të ndarë dhembjen me to Posa arrita aty me njëherë takova prindërit nënën babain dhe vëllaun Kemajlin që kishte humbur njeriun e jetës bashkërshorten Lumnijen dhe dy fëmijët e tij që tani kishin mbetur për jetë pa të shtrenjtën nënë…. Aty ishin e gjithë familja vëllau Sabriu me gruan dhe tre femijet e tij ,m otra Kimeti e të tjerët…. Filluam për të ngushëlluar njëri tjetërin. Vinin pa ndërprerë njerez qe na ngushllonin nga te gjitha fshatrat për rreth… .Trupi i Lumës ishte i mbuluar i tëri në gjak dhe i mbeshtjellur me nje najllon . e kemi marr me nënen motrën kimetin dhe me motren e Lumës Bahrijen dhe ja kemi hjek najllonin, rrobat dheashtu si mundem per ta bërë të gatshme për ceromoni të varrimit…Unë me bashk me familje qendrova shtatë ditë. Pritem ngushllimet se bashku me familjarët e Lumes së ndjerë ku ishin me mijëra njerëz që vinin për ngushëllime edhe pse ishim në luftë dhe rreziku nga vdekja nuk dihej se nga vinte….Naten qëndronim ne tre shtepite e reja ende te pa banuara ne bodrumet e tyre..Ishin shtepit e Qazim Hajdarit qe jeton ne Austri.Kishim frikë sepse granatohej nga te gjitha anët dhe mundesia e vetme ishte për tu strehuar ishin bodrumet …!!!!! Pas shtatë ditë qëndrimi këtu, unë u ktheva në shtpinë ku jetoja dhe pas dhjetë dite në pritje të ngushëllimëve edhe familjarët e mij erdhën tek unë në fshatin Vatë lagja e Cakëve. Ishin shume të lodhur të mërzitur e të rraskapitur.. Ndërrsa Izahiri erdhi më vone sepse kishte në nje pikë per regrutim dhe ishte tejet i lodhuri nga rruga qe kishte bere ne kembe…. .Izahiri ishte në shkolën e mesem të mjeksis dhe luante edhe rolin e infermierit dhe me këtë rast e informova se nje grua ne fshatin Selmanaj eshte e plagosur dhe ka nevoj per ndihme .Izahiri ashtu siq ishte i pa përtesë pa një e pa dy shkoi ne vendin e ngjarjes dhe i ofroi ndihmë gruas së plagosur me aq sa ka kishte mundesi….Kur e kthye në shtëpi e pyeta: HË VËLLA SI TE SHKOJ PUNA? SI ËSHTË GJENDJA E SAJ?! Ndërsa ai mu përgjigj; moter nuk di qka te them shpresoj ta kem ndihmuar, me qe plaga ishte shumë e madhe por uroj të jetoj …nuk me kujtohet se kush ishte ajo grua ……….?’ Pasi pastroi dhëmbët dhe duart, u ulë të pushoj pakë qka ende ruaj si kujtim pastën e tij të fundit dhe filluam të bisedonim për luftën, skrificën dhe vujatjet e popullit tonë …Ai më thoshte, motër gjendja s’ka ku shkonë më keq në luftë jemi Kosova po digjej gjithë andej në flakë por jamë shumë i sigurt se liria do të vjenë…. Ashtu duke biseduar ramë për të fjetun pak duke mos e ditur se kjo ishte biseda dhe nata e fundit me tim vëlla sepse ora gjashtë e mëngjezit të 13 prillit të vitit 1999 ditë e martë ishim të rrethuar nga ushtira dhe policia Serbe.. Ishte vëllau Sabriu ai i cili na lajmëroi se jemi te rrethuar nga ushtria dhe policia Serbe. Foli pikerisht me mua sepse isha zgjuar tepër herët me qe kishim shume refugjat aty…Kërkoi nga që sa me shpejt te behemi gati te vishemi i thash ne rregull kamë hyr në dhomën time i kam thirrë nënën dhe dhe kemajlin medy femijet e tij Armendin, Argjenden dhe motren time Kimetin . Dolëm në oborr dhe te gjithe u nisëm në drejtim të përroit i cili quhej Përroi i Faikut ….Unë u ktheva edhe njeher mora bukën, djathin , ujin që kishim dhe disa gjëra të tjera ushqimore që mendonim ti kemi me vete me qe kishim femje te vegjël me vehte. Në atë p ërrua qendruam per 5 ore rresht pa lëvizur vendit ishin afër 150 burra , gra, pleq dhe fëmijë në mesin e të cilëve kishte edhe njerëz tepër të sëmurë që mezi qëndronin nga dhimbjet dhe të ftohtit…Ndërsa pa rreshtur digjeshin shtëpit ,vriteshin kafshët u ndegjojke edhe gjëma e qenëve që vriteshin nga ushtria dhe policia Serbe… Pas pak kohe qendrimi aty vellau Izahiri së bashku me dy kunetët shkuan tek shtëpia edhe njeher perë ti ndarë bukët dhe për ti pjekur per popullaten… Derisa Izahiri bënta gati bukën Iliri ruante te dera për tu siguruar dhe në një moment Iliri hetoi ushtrine dhe policinë dhe i lajmroi qe te ikin ,ata iken dhe erdhen tek ne poshte ku ishim edhe ne atyne dhe na treguan se kan hyre shtepi ne shtepi…Fati ka qenë me ne se kan mundur të na zënë edhe neve branda rrefente Izahiri…Pas pak ata u ben bashk burrat veq e grat veq Kemajli me Izahirin qendruanme ne gjysëm ore . Kemajlin e Luta per buke me tha : Jo Xhevë, se nuk jam i uritur kurse Izahirit, ja dhash buken me djath e ngrëni pak dhe u mbeshtet mbi krahrorin tim ….Kemajli u mbështet pak tek nëna me femijet e tij dhe po presim ne ankth se ç’po ndodhte pasi qe ishim te rrethuar te pa mbrojtur… Dhe sapo shikonim ne reth e rrotull per nje qaste erdhen ushtria me emblemen e shkruar në krahëror dhe kapelë”TIGER” me interesont te dij se qfare mbanin ne krah ushtria…Të gjithë ishin të veshur me uniforma të zeza. Hynën nga ana e epërme, shume prej tyre ishin me maska te zeza në kokë dhe nuk dalloheshin në fytyra. Posa na hetuan se ku jemi ata erdhën në drejtim tonin dhe me pushkë automatik te drejtuar nga ne ku ishim…. Ne, me të parë ushtrinë u tham djemëve të largohen nga aty..Ju lutemi ikni, mos tju nxën të gjallë me që klasifikonin burrat nga gratë.. Nëna dhe babai nuk donin të shihnin trishtim para syve te tyre….. Djemët u ngritën në këmbë dhe vrapuan shpejt e shpejt. poshte dhe qe nga ky moment më nuk u takuam të gjallë me to …U ofruan ushtarë e policisë, egërsia e tyre vërehje në sjellje që bënin na turdhëruan mos levizni se nje po bëri levizjen më të vogël të gjithëve do tju pushkatojmë.. Ne u ulëm duke qendruar nën mëshirën e qetnikeve dhe qendruam për dy orë të tëra duke na fyer në forma më të turpshme ashtu siq dijnë vetëm ata… .Disa nga burrat që ishin aty i kontrolluan i koditur metyta automatiku dhe duke u ashkyer dokumente kush kishte me vete… Për një moment plakut Brahim Caka i a vunë automatikun në fyt duke parë vdekjen me sy…Nena nga pamjet tmerruese qe shihte , pati probleme serioze me zemër dhe vazhdimisht e perseriste Nëna : OJ BIJE FATI JONË ËSHTË NË DORË TË ZOTIT.. UROJ TË SHPËTOJNË DJEMTË SE NUK ESHTE GAJLJA IME…. Unë e ngushëlloja duke i thënë mos e ke gajlen e djemve se ata tani veq janë larguar e nuk kanë mundur me i nxënë… Në anën tjetër babai vazhdimisht lutej në zot që mos të ndodhë ndo një masakër në fëmijë e në grame që gjithë çka ndodhte në nga këta banda kriminale të ushtrisë e policisë pushtuese Serbe…. Atë që nëna e parandjeu fatkeqësisht edhe kishte ndodh sepse jo shume largë nga aty ku ishim ne, njëqindë metra distancë unë i gjeta të vdekur në përrua dy vëllezërit Sabriun dhe Kemajlin.. .Ata kur kane ndëgjuar të briturat e femijëve janë ngritur në këmbë duke menduar se po i vrasin fëmijët dhe në atë moment i kanë hetuar policia dhe ushtria duke i vrarë në distancë te rrënjët e një lisi aty ku rrjedhke ujë.. Dy krisma që u ndegjuan fiks ne oren 9:00 te mengjesit ishin krismat që morën jetën e dy vëllezërve të mi….Pasi, ushtria dhe policia u larguan u quam te gjithe dhe po ngjiteshim malit per te shkuar ne shtepi Baben dhe Nenen mora per krahe dhe i qova nalt ku pushuan nje ore dhe po kërkonim te afermit se ku jane kush ka shpetuar e kush jo…. Duke qëndruar me prindër aty afër erdhë nje djalë nga fshati Rakaj ishte i ir dhe vetëm 13 vjeq që sot jeton në Amerike dhe po i tregon dikujt se dy te vrareë jane prej fshatit Duraj, me flokë të zeza, siq i pershkuante ai dhe po nje i vogel i tyre eshte afer Lepencit duke i ndegjuar shushullimat e njerëzve e sidomos te djalit në fjalë ju ofrova duke bertitur “QKA KA NDODHUR JU LUTEM ME TREGONI ” Unë mora kunaten Xharijen dhe djalin nga Rakajt qe tregoi rastin dhe ishte shume i sakte. Ai me tregoi vendin se ku janë ,atij i thash te lutem ndalu ketu sepse me qe ishte i mitur në moshë dhe nuk e dija se ne ç´gjendje do i gjej vellezerit dhe nuk kisha deshire qe ai te shihte me sy ndonje masakrim te mundur.. U nisa me Xharijen shkuam poshte ne përrua dhe gjetëm trupat e Sabriut dhe Kemajlit afër njëri tjetërit ishin kokë për kokë së bashku ulur me nga një plumb në gjoks afër një lisitek lisi…….Në këtë moment u mërzita pa masë ata i morëm se bashku me te gjithe njerezit qe ishin aty duke ndihmuar njëri tjetërin njeri-tjetrin per ti mbledhur te gjtihë ata që ishin vrarë.. U ngjita lart te prindërit të cilët pritnin me ankth në zemër për fatin e djemëve të tyre…. Me tu ofru aty afër nëna me tha, Oj bijë më trego qka u be ku janë djemt. Unë ia ktheva nënë duhet të bëhemi të fortë sepse dy djemt janë vrarë Sabriu dhe Kemajli.. Por kishim nje shpres mos ndoshta Izahiri ka shpetuar,dhe pasi fola me nënën një vajzë nga fshati Kastrat me tha se Izahiri eshte atje larte ishte nje mashtrim por jo i qellimshem i gjalle “Oh sa u gëzova ” thash me vehte njëri të paktën nga vëllezërit paska shpëtuar. Sa po vërshtroj rrugën duke e cur kur po shohe 4 persona ne nje batanije po e bijne.. Njëri nga ta ishte i vrarë, vrapova dhe u afrova të dij se kush eshte ai qe po sjellin… Aty humba edhe shpresën e fundit sepse i vrari ishte vellau im më i vogli Izahiri 17 vjeqar dhe thash oh eedhe Izahirin ah e mjera une per vellezerit e mi . Pastaj ne ato momente po shohe edhe vjehrrin tim Osmanin nëeankth dhe më thotë se edhe Iliri eshte i vrare tek Lumi Lepenc se bashku me Izahirin…. E ngushëllova për djalin e humbur i thash te behesh i forte se ne humbem humbëm tre vëllezër vetëm sot …I mblodhëm kufomat dhe i vendosëm poshte ne shtepine e SYLEJMAN QAMIL CAKES.. Ne mesin e të vrarëve ishin: Sabri, Kemajl dhe Izahir Salihaj, Jakup dhe Ilir Caka, Shiqeri Halili nga fshati Rakaj i cili mori 8 plumba ne trup ,Ramadan Xhokli Hysen Elezi dhe dy te tjere te fshatit Lamaj qe nuk ua mesova emrat e tyre … Vëllezërit plumbat i kishin në gjoks kurse Izahiri pas shpine..Te nesërmen ne ora 13 :30 min. U organizua varrimi i tyre fshatin Vatë pikërisht në lagjen e Cakëve… ME një bager ISUF TIFEKU i hapi 15 varre dhe u varrosen te gjithe të rënët për liri..Pastaj se cili varrë ishte me numër që në të ardhmen të indetifikohen eshtrat e tyre.. Një person emri i të cilit nuk më kujtohet mi solli Kuletat e djemve oret e dores dhe unazën…..Unazen, oren dhe kuletën e sabriut ja dorëzova bashkeshortes se tij Xharijes ndersa kuleten dhe oren e Kemajlit ja dorezova Nenes…Nga ai moment i tërë fshati po shperngulej perfundimisht sepse nuk kishin edhe ku te rrinin pasi gjithqka ishte bere shkrumb e hi dhe po aty pyeta familjaret se qka mendoni si te bejme tani? Nëna dhe babai mu pergjigj bija ime ne po kthehemi ne fshat në shtëpit tona, skemi qka të humbasim më shumë se që kemi humbur deri tani më tani…. Ti vazhdo rrugën me familjen e burrit dhe mos u shkëput nga ata mu ligështua shpirti ne ato momente… U ndamë nga familja u pershendetem e i percolla deri tek nje rruge tatepjete dhe deri humbën qendrova aty ,pastaj ne vazhuam rrugen per Maqedoni me traktora .. Pas disa orësh udhëtimi ne arritëm ne kufi me Maqedon dhe ata na liruan me kusht nese jepen 500 marka gjermane.. Paguam pesëqind marka Gjermane dhe kaluam kufirin ..hypem ne autobusa dhe na quan ne drejtim tefshatit bojan afër Tetoves aty qendruam nje muaj ,u takova edhe nje her… U takova edhe njëher me Nenen dhe me 14 maj nepermjet kryqit te kuq Austriak udhetova per ne austri .Ne keto rrethe vellezerit ndane edhe 1000 kg miell per popullaten falas

Rrefim i shkeputur nga Libri ” Legjenda  e  dhimbjes se heshtur ” autor Prof.Hasan Qyqalla  dhe Mustafa Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …