Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë dorëzoi dosjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë dorëzoi dosjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Me anë të një parashtrese drejtuar gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale i ka parashtruar atij dosjen paraprake të prokurorisë, listën e dëshmitarëve dhe provave, si dhe tabelën e nxjerrjes së materialeve, në rastin ku po akuzohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Në bazë të kësaj shkresë, dosja paraprake e prokurorisë përmban një përmbledhje të provave që Zyra synon t’i paraqesë për të provuar akuzat në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kurse lista e dëshmitarëve përmban dëshmitarët që ZPS-ja synon t’i thërrasë gjatë gjykimit, ku lista përmban informacionin e kërkuar si dhe lista e provave përmban provat e propozuara që synon t’i paraqesë në gjykim. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. (Betimi per Drejtesi).

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …