Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën, Richard Mills, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë dialogun në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Amerika e mbështet fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto kanë kontribuar në përmirësim e jetës të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Ngjashëm zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia, në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar themelin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe normalizimit. Ne besojmë që ka shumë bazë të mirë dhe ka shumë pak kohë për të humbur. Kështu që ne inkurajojnë të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara dhe t’i qasen rifillimit të dialogut në mënyrë pragmatike dhe produktive, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit“, tha përfaqësuesi amerikan Riçard Mills.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …