Faton Mehmetaj

Faton Mehmetaj: Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë

Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë, kjo njësi aksionet e para i filloj ne Prekaz mbi familjen e Adem Jasharit dhe komandantëve tjerë të UÇK-së. Në këtë fushatë terrori qenë vrarë mbi 50 shqiptarë, mes tyre foshnje dhe fëmijë, pleq e gra. Për të gjitha veprimet kriminale shteti serb i ka dekoruar të gjithë pjestarët e kësaj njësie.
Ne vitin 1998 kjo njësi u përqendrua në Pejë dhe Deçan. Ata i bartnin kapelat e lidhura me shami për kokë, që binin në sy përmes këtyre kapelave por edhe të thikave të gjata që i bartnin në brez. Ata (Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”) ishin të vendosur në pushimorn shkollore nënë Manastirin e Deçanit. Shumë vrasje në rajonin e Deçanit por edhe në Dukagjin e kan burimin e vrasjeve nga pushimorja që u bë bazë e “beretave”.
Njësia për Operacione Speciale ishte gjithkund ku u bënë masakra e krime ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë. Kjo njësi ishte në Gjakovë, në kohën kur në këtë qytet, gjatë prillit dhe majit 1999, u kryen disa vrasje masive. Këto njësi morën pjesë edhe në masakrën e Mejës më 27 prill të vitit 1999, ku u vranë rreth 500 shqiptar dhe mbi 100 të tjerë në Çabrat të Gjakovës nga po e njëjta njësi, në masakrën e Qyshkut (2-3 km afër Pejës) me 14 maj 1999, u vranë e masakruan 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite, militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra tjera fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqt, kishin vra mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm. Këto njësi morën pjesë edhe në masakren e Lubeniq të Pejës më 1 prill të vitit 1999, ku janë ekzekutuar mbi 80 persona në mesin e tyre edhe fëmijë të mitur.
Në disa raste të këtyre masakrave, trupat e të vrarëve dhe masakruarve u dërguan në Serbi për ti zhdukur gjurmët e këtyre krimeve. Me kalimin e kohës Serbia në marrveshje me bashkësinë ndërkombëtare i ka kthyer pjesën dërmuese të trupave të vrarë, e pjesën tjetër i kishin djegur e karbonizuar që të mos mund të identifikohen. Njesitë e “Beretave të Kuqe” e kishin organizuar masakrën në Burgun e Dubravës afër Burimit (Istogut).
Në këtë masakër kjo njësi vrau 130 të burgosur. Pas mbarimit të luftës, pjestarët e kësaj njësie kishin organizuar edhe disa vrasje politike në Kosovë të serbëve dhe shqiptarëve. Gjykatat në Serbi dhe Kosovë shumë pak apo aspak nuk janë marrë me hulumtimin e veprimtarisë kriminale të kësaj njësie. Paramendojeni po ti kishte bërë UÇK-ja këto vrasje, sa gjyqet do të ishin ngritur gjërë më tani, pa fund.
Foto 1- Lapidari në Qyshk të Pejës që mbanë emrat e 41 të vrarëve nga njesitë paramilitare serbe.
Foto 2- Lapidari në Lubeniq të pejës që mbanë emrat e mbi 80 të vrarëve njesitë paramilitare serbe.
Foto 3- Foto e të vrarëve në masakrën e Burgut të Dubravës.
Faton Mehmetaj: Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë
Faton Mehmetaj: Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë
Faton Mehmetaj: Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë
Faton Mehmetaj: Njësitë e JSO-s apo “Frenkie Boys”, i kryen krimet më të llahtarshme në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …