Mehmet Sherif Visoka (15.11.1938 - 18.4.1999)

Mehmet Sherif Visoka (15.11.1938 – 18.4.1999)

Në fshatin Laberion (ish – Sfeçël) të Besianës (ish – Podujev) që prej kohësh, jeton familja Visoka, e ardhur nga rrethi i Toplicës në kohën e shpërnguljes së madhe të shqiptarëve nga trojet e tyre në Toplicë e Nish, nën dhunën e egër serbe, në shekullin 19. Sherif Visoka, babai i Mehmetit, së bashku me vëllain e tij, Rexhepin dhe me me disa kushërinj të tjerë, për arsye se gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mbështetur Hoxhë Visokën, në vitin 1946 arrestohet nga pushteti jugosllav. Sherifi kishte lënë tre djem: Xhevatin, Halitin e Mehmetin.
Dëshmori Mehmet Visoka u lind më 15 nëntor 1938, në Laberion. Në vitet ’70 – ta të shekullit të kaluar punoi në Gjermani.
Gjatë viteve 1982 – 1989 punoi në Minierën e Artanës (ish – Novobërdë). Mori pjesë në protestat e minatorëve në vitet 1988 – 1989.
Për shkak të aktivitetit në demonstratat e organizuara në Besianë në vitin 1990 arrestohet nga policia serbe dhe dënohet me 50 ditë burg, të cilin e vuan në burgun e Dubravës në Burim.
Në periudhën prej vitit 1989 deri në vitin 1995, Mehmeti veproi në mënyrë të organizuar kundër forcave policore. Ai kishte në shënjestër sidomos Stacionin e Policisë në Lluzhan dhe në pika të tjera stacionuese të policies serbe, si te Kërshi i Buçajve te Orllanit, te Therra e Kaçybegut në Gërdofc etj. Në këtë aktivitet kishte lidhje edhe me dëshmorin Ilir Konushefci.
Paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e gëzoi pa masë Mehmetin, i cili edhe pse në moshën 60-vjeçare, u radhit në radhët e saj. Fillimisht u sistemua në pikën ushtarake në Buricë, në njësitin Ulpiana – 48, në Konushefc, në kuadrin e Batalionit të Dytë të Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”.
Bashkëluftëtarë kishte Sami Revuçin, Zeqir Berishën e shumë të tjerë.
Më 18 prill 1999, ditë në të cilën pushtuesi serb ndërmori ofansivë të egër edhe në Zonën Operative të Llapit, rreth orës 19, në përballje të drejtpërdrejtë me forcat serbe, ra heroikisht në altarin e lirisë.
Mehmet Visoka ka lënë gruan Xheziden dhe katër djem: Ejupin, Jakupin, Agimin dhe Afrimin. Pas luftës, dëshmorit i është ngritur përmendorja te vendi i rënies dhe te varri. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …