Daim Hiseni

Daim Hiseni,   REAGIM kundër deklaratës së ish-kryeministrit, Lubço Georgievski në“ Huffingtonpost”​.

Daim Hiseni: Për dallim nga gënjeshtrat e Lubço Georgievskit, SHVL UÇK hudhë posht deklaratat e tij duke potencuar që Republika e Maqedonisë së Veriut asnjëher nuk ka qenë shtet Islamik dhe nuk pretendon një gjë të tillë. Shqiptarët asnjëher nuk kanë hartuar dhe proektuar plane për Shqipërinë e Madhe. Këto terma dhe teza janë produkt i kuzhinave sllave gjoja se shqiptarët pretendojnë territore të huaja.

Deklarata e Lubço Georgievskit kur pyetet nëse dëshiron ndryshime të kufijve të Maqedonisë. Ai thotë se “Maqedonia perëndimore duhet të jetë pjesë e Shqipërisë së Madhe”. Më tej, ai parashikon se në Maqedoni “do të ndodhë një marsh i vdekjes”, ndërsa për momentin vendi donimohet me mbi 30% të popullatës së fesë myslimane, e në të ardhmen Maqedonia mund të bëhet vend mysliman.“Duhet të jemi realistë. Zhvillimi demografik i popullsisë shqiptare po rritet me shpejtësi. Sot kemi ndoshta 25-30% shqiptarë në Maqedoni. Në 10 deri në 20 vjet Maqedonia do të jetë një vend mysliman.

Daim Hiseni: Pa marë parasysh deklaratat e politikanëve maqedonas të cilët në kohën e tyre kërkonin dhoma gazi dhe vdekje për shqiptarët, ne shoqatat e dalura nga luftat e fundit të UÇK-së, jemi kategorik se për ardhmërinë e shqiptarëve do të vendosin vet shqiptarët duke hartuar një rezolutë të përbashkët, në të cilën në asnë mënyrë nuk do të cenohet liria dhe e drejta e çdo etnikumi dhe përkatësie fetare e tyre.

E vërteta e hidhur e partive maqedone në këtë vend është që faktori ndërkombëtar dhe strukturat euro-atlantike nuk besojnë në politikë bërjen e maqedonasve. Ata më tepër besojnë në popullin shqiptar si etnikum i cili plotësisht dhe pa rezervë mbështet politikat e Natos, Be-së dhe të Shba-ve në Ballkan.

Lubço Georgievski: Fqinjët tanë janë 50% shqiptarë dhe kosovarë. Dhe sigurisht që këta njerëz të së njëjtës etnie kanë dëshirën për të jetuar në një shtet të përbashkët” tha Georgievski për prestigjiozen gjermane “ Huffingtonpost”.Ndërsa më tej gazetarja e ka pyetur për mundësinë e dyshimit të kufijve në Ballkan ku ai është për shprehur se kufijtë duhet të ndryshohen.“Gjithnjë e më shumë analistë tani pajtohen me mua se qetësimi i këtij pluhuri baruti të ngritur në Ballkan është i mundur vetëm nëse kufijtë rishikohen në një konferencë ndërkombëtare”.

Daim Hiseni: Politikat etnocentrike dhe instalimi i sistemiit autokrat si në kohën e Branko Cërvenkovskit dhe Lubço Gerorgievskit, poashtu edhe në kohën e Nikolla Gruevskit dhe të Zoran Zaevit janë politika dështuese me dozë të lartë shovenizmi dhe të ngarkuara në baza etnike dhe fetare duke shkelur rëndë të drejtat elemntare dhe liritë e njeriut në Maqedoninë e Veriut.

Edhe në kohën e Lubço Georgievskit shqiptarët kanë qenë mbi 40% në Maqedoninë e Veriut, Po ky Lubço Georgievski dhe partia e tij ishin kundër përfshirjes së shqiptarëve në Kushtetutën e re postkomuniste, duke i falsifikuar edhe atëher të dhënat reale statistikore mbi përqindjen e shqiptarëve. Ishte po ky person që sëbashku me LSDM-në dhe njësitet speciale si ato të Tigrave, ujqit dhe të qenve u vërsulën me gjithë arsenalin luftarak kundër një populli dhe kundër çdo të drejte që duhej të gëzonte populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Stili ftohtë – nxehtë, polic i mirë dhe polic i politikës maqedonase për të fituar në kohë dhe duke i ndarë shqiptarët në popull lojalë dhe jolojalë ndaj sistemit, e solli krizën e vitit 2001 e cila edhe mëtutje nuk është e përfunduar, ngase akoma jemi larg nga jetësimi i pikave kryesore si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Maqedoninë e Veriut.

Na quani neve agresor dhe terroristë, ndërsa historia po flet të kundërtën. Gjenocidin, egzodin dhe masakrimet ndaj popullatës civile janë dukuri dhe fakte të pamohueshme të ushtruara nga strukturat policoro-ushtarake të palës sllave.

Lubço Georgievski sëbashku me Pavle Trajanovin dhe shërbimin sekret të Sërbisë le të prononcohen për varrezën masive të shqiptarëve nga Kosova që e kanë bërë në atarin e Kumanovës.

Do të ishim më fatlum sikur Lubço Georgievski të mbronte realisht interesin e popullatës bullgare në këtë shtet duke i përfshirë edhe ata me grafë (kolonë) të veçantë si popujtë e tjerë në formularet e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptarët jemi të dëshmuar në botë për harmoni dhe tolerancë ndërfetare,

Shqiptarët jemi të dëshmuar në histori që gjithmon jemi solidarizuar me popujt e shtipur duke luftuar kundër çdo lloj okupatori në ballkan.

Shqiptarët edhe botërisht është vërtetuar se jemi popull autokton, që dallojm si për nga lashtësia e gjuhës ashtu edhe për nga kultura dhe historia e lashtë në këtë nënqiell.

Shqiptarët, i nderuar z. Georgievski do ta thonë vet fjalën e fundit për ardhmërinë e tyre dhe të fëmijve të tyre, pa marë parasysh që ato vendime nuk do ju shkojnë për shtati pasuesve të politikës Titiste dhe Millosheviqiane në ballkan.

SHVL UÇK

Kryetar

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …