leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Arti i Agim Ramadanit

I trishtë dhe i thellë është peneli i Agim Ramadanit i cili është ngjyer në magmën dhe vërshimin e trishtë të klithmës së lirisë dhe vuajtjet shekullore të këtij populli. Pikturat në frymën abstrakte sjellin përmbytje ngulmime plot ethe dhe pasione sidomos me ngjyrën e kuqe e cila të dehë me tërbimin dhe gostinë e zjarrit, me lumenjtë e gjakut. Një e kuqe e lehtë me tone dhe gjysmë tone, e përshkallëzuar e spërkatur nga dhimbja, aty këtu e vërshruar me njolla gjaku në tërë kompozicionin ku pena e tij është ngjyer me gjak dhe lëshon vërshimin e vet si dëshmi të kufijëve. Ndoshta kjo ngjyrë prek simbolin e kthjelluar antik-historik gjithmonë të dyshuar nga armiqtë që turreshin me hov zjarmues.

Ngjyra e kuqe jetëson të gjitha të dëshirueshmet reale që dikur ishin vetëm përfytyrime. Zemra e Agimit e ndodhur mes territ, e prekur nga një shkëndi që ja mbulonte sythin e ofshamës, e ky zemërgur në pikturë nxori kompozcione klithmë-drite dhe vullnet pranvere, dhe ti gjithmonë soditë dhe lundron nëpër atë bukuri e cila edhe sot shumohet si çdo petale luleje.

Në vepra tjera vërejmë një blu të çelur të qiellit teksa lehtshëm duket sikur puth blunë e detit ose magjishëm ngjitet në shkallët e parajsës. Si në pkturat e Klod Monet, relaksohesh i tëri duke u ngopur me energji të dritës. Te Agimi bluja e hap kompozcionin, krijon thellësinë nxitë paqen, shpresën çliron ndjesinë e largësisë, distancës dhe perpsektivës. Pastërtia, ftohtësia e kësaj bluje qëndron rrëbeshëm përballë të verdhës, të kuqes, grisë, të bardhës dhe duket si një sakrificë. Ngjyrat nuk janë të ngopura me bojë, janë me një shtresë të hollë dhe duken si ilustrative.

Psikologjia e Agimit reflekton përmes këtij vërshimi ngjyror duke kthjellë një botë të trazuar, të trimëruar, të pastër, lojë kaosi, kontrast i qetësisë, mirëpo të gjitha janë të radhitura bukur dhe këtu shihet strategjia e kthjelltë e tij.

Biografia

Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën Katana, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi fyt për fyt me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas vdekjes, iu dha dekorata Hero i Kosovës. “Mu shterrshin syt nëse pushoj lirin tënde me ëndërrue, mallkue qoft gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor heroikisht për të mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas Luftës së Kosovës në vitin 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

Referenca:

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Agim_Ramadani

https://ëëë.ëikiart.org/en/claude-monet

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …