Organizata e Veteranëve të Luftës ka kërkuar që ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons të thirret sa më shpejtë për të dëshmuar për parregullsitë dhe shkeljet e këtij misioni në Kosovë. Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka thënë se Kuvendi duhet të thërrasë seancë dhe të mos injorojë kërkesën e vitit të kaluar të Simmons për të raportuar. “Kuvendi i Kosovës duhet të thërras seancë dhe të mos vazhdoi me injorimin e kërkesës së bërë vitin e kaluar nga ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili ka thënë se do të jepte dëshmi në lidhje me çështje që përfshijnë “ndërhyrjen në hetimet penale; kërcënimet e bëra ndaj dëshmitarëve të mbrojtur, nxitje të dëshmitarëve të mbrojtur, manipulim të paneleve gjyqësore, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime penale, fshehje provash, manipulim provash, fshehje të provave për kryerjen e veprave penale, përpjekje për të penguar hetimet penale, hyrje të paligjshme në postat elektronike private, pengim të hetimeve, pengim të drejtësisë, ndërhyrje në çështjet penale për objektiva të mëtejshëm politik”, ka shkruar Klinaku në regimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …