Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka kritikuar punën e deritashme të qeverisë Kurti. AAK e ka akuzuar këtë qeveri për mungesë të programit qeverisës. Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po dëshmon që “zhurmën e ka si tupan e punën askund”. “Jemi në përmbyllje të muajit të parë të Qeverisë Kurti dhe ende nuk kemi program qeverisës. Kjo është shqetësuese”, ka thënë Teuta Haxhiu nga kjo parti. “Kemi parë shfaqje populiste dhe të nepotizmit. Kemi parë një vendim të padrejtë më të cilin u mbyll gastronomia dhe u vendos ora policore”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …