Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është një proces politik i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka thënë se ky proces do të jetë një çështje goxha e rëndësishme me të cilën do të duhet të merret cilado Qeveri e Kosovës derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. “Dialogu nuk është një gjë që e ka shpikur në atë kohë Qeveria e Kosovës, ose një gjë e shpikur apo e imponuar nga Serbia. Ka qenë një çështje e kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen që kishte adresuar atëherë Serbia sa i përket legjitimitetit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai. Çollaku është shprehur i bindur se ndërkombëtarët do t’ia imponojnë dialogun me Serbinë edhe kryeministrit Albin Kurti, ani se ky i fundit këtë çështje e ka vendosur si prioritetin e katërt të qeverisjes së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …