Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë së subjekti i tij do të garojë me një kandidat në komunën e Skënderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti. Ai ka theksuar se kjo parti do të kandidojë në komunë nëse kandidon edhe Bekim Jashari, që është kryetar aktual. Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK nuk vuri asnjë kandidat dhe u vendos prapa Jasharit, por Hoxhaj ka treguar nëse këtë vit do të jetë ndryshe. “PDK do të garojë në të gjitha komunat me kandidatët e saj. Nuk e konfirmova as Bedriun, as Uranin. Nuk do ta konfirmojë as zotëri Sami Lushtakun. E di që ai ka një respekt të thellë në atë qytet dhe rajon”, ka thënë ai. “Një gjë mund të them sigurt. Kudo që ka komunë në Kosovë, PDK do të garojë me kandidatët e saj. Nuk dua që të shpalli emrat sonte pasi është vendim i partisë, këshillit dhe degëve”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …