Pren Marashi: Heronjtë e vërtetë po përjetojnë fyerje, ndërsa heronjtë e rremë shkruajnë gënjeshtra dhe po promovojnë vetën

Pren Marashi: Heronjtë e vërtetë po fyhen, ndërsa heronjtë e rremë po shkruajnë gënjeshtra e po promovohen

Ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka reaguar pas fyerjeve, përbuzjeve dhe nënçmimeve që po u bëhen atyre që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës dhe lartësimit të atyre që nuk kanë bërë asgjë në rrugën e lirisë dhe sot që shtirën si heronj dhe protagonistë kryesor. “Heronjtë e vërtetë përjetojnë vetëm fyerje, ndërsa heronjtë e rremë shkruajnë rrena dhe shfaqen në televizione dhe portale duke promovuar veten.  Por, ajo që e tradhton mashtruesin është ekzagjerimi për veprat e tij të pa bëra pa asnjë ditë në luftë, nënçmimi dhe ofendimi i të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai,tani po dalin heronj të vetëshpallur të cilëve ju ka ngjallur vetëdija kombëtare pas moshës 50 vjeçare ,nuk e lenë kënd pa sharë e ofenduar! Nëse nuk mundet të ishit ose të ndihmonit në këtë kohë lavdie, heshtni dhe mos shitni mend dhe heroizëm të rremë. Është bërë mund dhe sakrifica nder breza dhe është derdhë një lumë me gjak për këto ditë që po i gëzoni e po i mallkoni ata që e sollën lirinë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …