leoni

Xhemajl Pllana: Helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë – pranverë, 1990

Xhemajl Pllana: Helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë – pranverë, 1990

HELMIMI I NXËNËSVE SHQIPTARË, ISHTE VEPËR E “AKTORËVE TË KANËS”APO ISHTE  VEPËR KRIMINALE E STRUKTURAVE TË ORGANIZUARA SHTETËRORE SERBO JUGOSLLAVE E CILA MBETI E PANDRIQUAR  DHE E PANDËSHKUAR NGA DREJTËSIA BASHKOHORE BOTËRORE

E mora për detyrë që të shkruaj sado pak për trajtimin e një prej krimeve më makabre të ushtruara ndonjëher nga krerët e regjimit okupator serbo-jugosllav,ndaj fëmijëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës në vitin 1990. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës,projektet gjenocidale serbe po kalonin në fazën e futjes së frikësimit dhe tmerrit në popullatën shqiptare,me qëllim të ikjes dhe spastrimit të atdheut tonë. U bë helmimi i mijëra nxënësve shqiptarë me theks të veçantë i nxënësve të shkollave të mesme në gjithë territorin e Kosovës. Hedhja e helmit, ishte një skenarë i shërbimeve sekrete, sipas të gjitha gjasave, i shërbimit sekret ushtarak: KOS. Lloji i helmit kimik, ishte emërtuar si “Sarin”, i prodhuar nga industria ushtarake jugosllave në Mostar të B e H. Dhjetëra,qindëra e mijëra nxënës përjetuan helmime toksike.

Nacionalizimi serbë, ishte në kulm të një acarimi të rrezikshëm,dhe epiqendra e rebelimit të tyre fashist e racistë, ishte Kosova. Paraprakisht, ata shpikën edhe një model të represionit: ndarjen e nxënësve nga objektet e përbashkëta! Ndër shkollat e para, e cila bëri ndarjen e nxënësve nga shkollat e përbashkëta me nxënës serbë dhe shqiptarë, ishte drejtoria e SH.F. “Vuk Karaxhiq”, në Prilluzhë të Vushtrrisë, e cila udhëhiqej nga Mashiq Tomisllav. Segregacioni dhe aparteidi, përveç në arsim, po zbatohej dhe në shëndetësi,administratë,në institucionet e kulturës dhe sportit e madje dhe në ekonomi.

Largimi i policëve shqiptarë nga detyra pak para helmimit,marrja me dhunë policore e drejtimit të qendrave spitalore duke vendosur njësi policore e ushtarake serbe në spitale e qendra shëndetësore,ardhja e njësiteve speciale të Armatës Jugosllave e cila kishte përgaditur helmimin sekret,sjellja e mjekëve serb ndaj pacientëve tregon qartë se helmimet ishin të qëllimshme dhe janë dëshmi e krijimit të parakushteve për këte akt morbid serb.

Qëllimi i helmimeve ishte frikësimi i përgjithshëm i popullatës shqiptare duke i prekur në pikën më ndjeshme tek fëmijët, thyerja e moralit luftarak,dëmtimi shpirtëror e fizik,deri në vrasje.Kësaj situate i parapriu gjendja policore e ushtarake në Kosovë. Për çdo ditë kishte keqtrajtime,rrahje,vrasje dhe dëbime të shqiptarëve nga ana e policisë serbe. Djemtë tanë po ktheheshin me arkivole nga Armata Jugosllave.

Helmimet e para kishin filluar në vitin 1989 në qytezën e Klinës,për të vazhduar në pranverën dhe verën e vitit 1990 me rreth 8000 të helmuar, kryesisht vajza.

Të gjitha analizat laboratorike të bëra në Zagreb,në Paris e gjetiu tregojnë, se kishte helmime.Këtë e argumentojnë:Dr.Aubin Heyndrickx,Dr.Franjo Plavsiç,Dr.Bernard Benedetti,Grajgut,Graves dhe Dolenc.

Në analizat e specializuara u gjetën gjashtë mostra të shtat fëmijëve të helmuar,u zbulua substanca DIMETIL-PHOSPH-DITIONAT (DN-PP),Dr.Franjo Plavsiç,në simpoziumin e mbajtur në Zagreb më 9 qershor 1990.

  

  

Helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë – pranverë, 1990

Qeveria jugosllave, pati dalë në opinion me një komunikatë përmes së cilës, e etiketoi ngjarjen si “inskenim të separatistëve shqiptarë”, duke mohuar se në Kosovë kishte ndodhur diçka e tillë. Në opinion, të helmuarit, pra qindra e mijëra nxënës, u quajtën “aktorë të Kanës”! Mjekët serb, e thyen kodin e etikës dhe betimin e Hipokratit: ata refuzuan ti trajtonin nxënësit shqiptarë! Ndërsa, se kishte helmim u konstatua edhe nga eksperti Kroat Franjo Pllavshiç,toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi,mjeku Francez Dr.Bernard Benedetti dhe Bernard Couchner të cilët i vërtetuan dhe konstatuan se helmimet e nxënësve ishin krim i cili ishte organizuar dhe ishte bërë nga agjentet e shërbimit ushtarak të Beogradit!1

Lidhur me helmimet,në vitin 1991,u organizua nënshkrimi i peticionit me moton:”Mos na i vritni pëllumbat ”!.Peticioni u nënshkrua nga 220.000 qytetarë,të cilin, Flora Brovina ia pati dorëzuar Kryetarit të Jugosllavisë, Stipe Mesiq në Zagreb, në vitin 1991.

Pa dyshim,helmimi i fëmijëve shqiptarë,ishte akti më kriminal serb në epokën e pasluftës së Dytë Botërore.Fantazma ogurzezë serbe e lindur nga Kisha Ortodokse Serbe,e hartuar nga pseudo akademia serbe,u ringjall me gjithë egërsinë e sajë në Bosnjë,mbi të gjitha në Kosovë.Në Evropë egërsira serbe e shoqëruar me barbarizmin karakteristik mbështetur vazhdimisht nga Rusia dhe Kisha Ortodokse e saj,do tregoj atavizmin e sëmurë ndaj fëmijëve shqiptarë,qysh nga fëmija trevjeçar Igor Gashiqi (malazez) nga Gjakova dhe deri tek më i vjetri Alush Beqiri 66 vjeçar nga Mitrovica.2

Kjo nuk ishte diçka e re në programet dhe veprimet e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve në shekuj.Gjithë këtij veprimi shovenist i printe Akademia e Shkencave Serbe,Kisha Ortodokëse Serbe,mediat dhe shoqëria civile e qarqeve serbe të kohës.

Gjenocidi është:”Krimi kundër njerëzimit,që kryhet nëpërmjet shfarosjes së plotë ose të pjesshme të grupeve të veçanta të popullsisë për motive të përkatësisë kombëtare,etnike,raciale ose fetare,me anë  mjetesh e formash të ndryshme si vrasje me dashje,dëmtimet e rënda trupore ose mendore të anëtarëve të grupeve,vënia e tyre me qëllim në kushte të tilla jetësore,që shkaktojnë shkatërrimin fizik të plotë ose të pjesshëm,marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin e lindjeve në gjirin e tyre,si dhe transferimin e detyrueshëm të një grupi në një grup tjetër etj.”3

Gënjeshtra moral i sjelljes dhe veprimit serb

Gënjeshtra u parprinë të gjitha të këqijave në jetë,kështu është e konceptuar politika dhe aktiviteti antinjerëzor i serbëve në shekuj.Ndër frymëzuesit serb i cili konsiderohet si ati i tyre shpirtëror,Dobrica Qosiç,porosit kështu: ”Gënjejmë që të mashtrojmë vetveten,ta ngushëllojmë tjetrin,gënjejmë nga dhembshuria,gënjejmë që të mos kemi frikë,të trimërohemi,ta fshehim varfërinë tonë,gënjejmë për shkak të ndershmërisë tonë.Gënjejmë për liri.Gënjeshtra është forma e patriotizmit dhe intelegjencës sonë.Gënjejmë në formë krijuese,imagjinuese dhe inventive”.4

“Për serbët,armiku më i madh është e vërteta.Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”(Leo Freundlich)

Helmimi i nxënësve shqiptarë u bë në shumicën e komunave të Kosovës.Numrin më të madh me të helmuar e ka patur komuna e Ferizajt me gjithsejt 1065 fëmijë.Pastaj komuna e Podujevës, Suharekës, Prizrenit, Gjakovës, Prishtinës, Shtimjes, Vitisë, Kamenicës, Kastrioti, Fushë Kosovës, Gjilanit dhe Vushtrrisë.

Dr.Bernard Benedetti:…”Jugosllavia (në Kosovë),është vendi i vetëm ku arrestohen njerëzit për shkak se sjellin barëra dhe për shkak se mundohen të ndërmarrin një ndihmë mjekësore”. E pata sjellur me “Farmacisët pa kufij” një konvoj me barëra të cilat i konfiskoj policia serbe dhe u bënë një varg arrestimesh,veçanërisht në Gjakovë.I pata sjellur barëra shoqatës “Nëna Terezë” dhe në kishën e Binçës ku policia serbe i kishte marrë të gjitha dokumentet dhe të gjitha barërat.

Në intervistën e tij dhënë gazetës “ZËRI” të datës 6 prill 1996 Dr.Bernard Benedetti,nga Franca,flet mbi bllokimin e zbulimit të së vërtetës për helmimet në Kosovë.Unë isha dy her tek ju në Kosovë, dhe pata krijuar bindjen se në Kosovë janë përdorur substanca kimike.Herën e parë,mostrat i pata marrë drejtpërdrejt në spitalin e Prishtinës,në kushte mjaftë të vështira.Kosovarët që ishin me mua e dinë këtë.Duhej të hynim fshehurazi natën në spital dhe të merrnim fshehtas gjak nga fëmijët.Pastaj ndodhi një ngjarje e quditshme në Lubjanë. Unë isha munduar që të nxjerr epruveta me gjak nga disa kosovarë. Ata kaluan nga Mali i Zi dhe Kroacia,pa kaluar nëpër Serbi.Isha përpjekur t’i fsheh epruvetat me gjak në pjesën e brendshme të pjesës së një veture. Këta persona pastaj kanë ardhur tek unë në Lubjanë,në një hotel të madh të Lubjanës.Unë kisha një çantë dhe ndodhi që prej çantës të m’i vjedhin kasetat e magnetofonit ku kisha inçizuar deklaratat e një numri personash dhe veçanërisht të disa mjekëve të spitalit të Prishtinës,prej të cilëve edhe një psikiatër serb që e kisha takuar ditën e parë të anketës sime që pati deklaruar,se,sipas tij simptomat e manifestuara nga disa fëmijë brenda në spital nuk ishin simptoma të rendit histerik,por neurologjik. Ky shef i repartit herën e dytë nuk pranoj të na takonte.Kam sjellë në Francë 150 epruveta me gjak që i kam marrë vet dhe jo që m’i kanë sjellur persona të tjerë.Kjo bindje se kishte helmime,është ndarë edhe me laboratorin e toksikologjisë të Ministrisë Drejtësisë në Paris dhe veçanërisht nga shefi i këtij laboratori,profesor i toksikologjisë Hydler.Por,rezultatet e këtij hulumtimi u futën “në dollap”,do të thot se jam ballafaquar me një këmbëngulje (vullnet) të çuditshëm të Qeverisë së Francës së asaj kohe dhe veçanërisht të zotit Rolan Dyma (Ministër i Jashtëm Francez i asaj kohe) që të “fshehë” rezultatet e hulumtimit në Kosovë.”Kur Bernard Kouchner (Ministër i Shëndetësisë së Francës),kuptoi që kjo nuk ishte humane,e ka braktisur pushtetin për shkak të rrethanave të reja politike,e kam kuptuar se ai në postin e atëhershëm të ministrit shtetëror për qështje humane ishte ballafaquar me një bllokadë totale që të bënte diçka që kjo dosje të ecte përpara.

Unë e kam braktisur organizatën “Mjekët e Botës”për shkak të qëndrimeve të saja rreth Kosovës,si dhe për shkak të mënyrës se si është marrë me problemin e ish-Jugosllavisë.Kur është fjala për Kosovën, “Mjekët e Botës” nuk i përfillën kërkesat e mia për realizimin e ndihmave humanitare,derisa me këtë organizatë,nuk pajtohesha edhe për shkak të raportit ndaj ngjarjeve në Bosnjë.

Kur u largova nga Kosova (1990),gazeta ditore “Politika”(e Beogradit) kishte botuar një artikull ku thuhej se isha anëtar i një organizate shqiptare që kishte selinë në Gjenevë e që ishte një organizatë terrorriste e cila sjell barëra për t’i helmuar fëmijët. Ambasada e Francës në Beograd më pati telefonuar për të më informuar mbi këtë artikull.

Ndërsa Dr.Ferid Agani,si neuropsikiatër,pajtohet me versionin serb të “induktimit”. Në informatën e tij dhënë  Prof.dr.Vojislav Trajkoviçit nga Novi Sadi,ai deklaron: “Këtyre gjendjeve u shtrohen njerëzit e rinj,pasi që janë të frustruar,e ndjejnë pasigurinë,frikën,brengën (anaksiozitetin) dhe është e mjaftueshme vetëm një dezinformatë apo vetëm ta shohin të sëmurin,të cilit i është rrënuar sistemi  neurovegjetativ që të induktohen përkatësisht t’u shkaktohet gjendja psikoreaktive,që të përfshihen me neuroza të induktuara konversive,të cilat imitojnë gati secilën sëmundje organike”5

Andaj, shtrohet pyetja, po transplantimi i organeve dhe “Shtëpia e verdhë”, a mund të kenë ngjashmëri me helmimet e nxënësve shqiptarë (“Aktorë të Kanës”), si alibi e fshehjes së krimit që rexhimi serb i ka kryer ndaj pengjeve shqiptare gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999

Për fat të keq, kanë kaluar mbi tre dekada,dhe kjo vepër antishqiptare e gjenocidale,ndër më monstruozet e kohës,ende nuk është trajtuar e nuk është dënuar nga drejtësia bashkohore ndërkombëtare.Për më keq kjo vepër antinjerëzore e antishqiptare,nuk është trajtuar e nuk është dënuar as nga institucionet tona shtetërore të pasçlirimit nga Jugoserbia.Nuk është shfrytëzuar e nuk është trajtuar sa e si duhet as nga institucionet tona shkencore e humanitare,nëpër takime të ndryshme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,për të dëshmuar e për të demaskuar fytyrën e vërtetë dhe në kontinuitet të regjimit serbosllav.

Ndërsa shteti serb, edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,dhe para syve të gjithë botës, vazhdoj me masakrat e panumërta dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar, dhe quditërisht edhe sot e kësaj dite, dhe para syve të gjithë botës bashkohore,nuk rreshtë për të na akuzuar e për të na paditur, deri dhe për transplantim të organeve e për “shtëpi të verdha”, krime të cilat sipas të gjitha gjasave i ka kryer vet,sepse janë forcat shtetërore e kriminale serbo-çetnike ato, që kanë bartur e kanë transferuar qytetarë të gjallë e të vdekur të të gjitha moshave nëpër vise të ndryshme të serbisë. Prandaj duke e njohur historikisht okupatorin serb,projektet dhe planet e fshehta dhe të hapura të pseudo-akademisë dhe kishës serbe për shfarosjen e shqiptarëve, sejcili nga ne duhet t’ia shtroj vetes edhe këte pyetje:A thua përse, pas rrëmbimit dhe transferimit të qindëra e mijëra të gjallëve,ndodhen edhe zhvarrime e transferime të kufomave të viktimave shqiptare për në serbi! A thua përse,regjimi serb, po zhvarroste, e po transferonte trupat e pa jetë, për të cilët dihej botërisht,se ishin vrarë e masakruar nga trupat dhe njësitet e organizuara të armatës Jugosllave (Serbi-Mal i ZI)?! Andaj edhe në këte rast, rexhimi serb po e luan lojën e krimit të dyfishtë, sepse me këte veprim, u bë fshehja e krimit tjetër edhe më të rëndë, e që është transplantimi i organeve të shqiptarëve të rrëmbyer nga Kosova e që më vonë janë zhdukur e janë djegur në mënyrë të planifikuar,me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimeve dhe të gjenocidit të regjimit antishqiptar serb.

1 Kohë më vonë, përdorimin e helmit kimik kundër nxënësve shqiptarë në shkollat e Kosovës, e kanë  konstatuar eksperti kroat Franjo Pllavshiq – toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi, si dhe mjekët francez, Benedett dhe Bernard Couchner të cilët, të cilët pohimin e tyre publik se ka pasur përdorim të helmit kimik ushtarak “Sarin”, e kanë vërtetuar dhe konstatuan përmes analizave praktike. Madje, ata e kanë cilësuar rastin si krim të organizuar, i realizuar nga agjentët e shërbimit ushtarak të Beogradit!

2 Halim Hyseni:E vërteta për helmimet,f.14,Prishtinë,1996

3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,FjaloriEnciklopedik Shqiptar I,Tiranë,2008

4 Dobrica Qosiç,gazeta,The divisions

5 Ferid Agani,informatë,Novi Sad,mars,1990.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …