Aktiviteti i gjithanshëm i një punëtoreje shqiptare nga Kërçova, në Gjermani

Aktiviteti i gjithanshëm i një punëtoreje shqiptare nga Kërçova, në Gjermani

( Noliana Jagodini-Asani, kërçovarja e suksesshme në Gjermani)

Në mesin e shumë vajzave jashtë që jetojnë  trojeve tona shqiptare dhe që na bëjnë krenare me punën dhe sukseset e tyre, është edhe ekonomistja nga komuna e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut, Noliana Jagodini-Asani, e cila gjendet në qytetin e Dortmundit  në Gjermani.

E  lindur dhe e rritur në Sërbicë të Kërçovës. Ajo është  bija e këngëtarit të mirënjohur, Bexhet Jagodini dhe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, dega menaxhim në Shkup, me rezultate solide dhe  në afat të paraparë universitar.

Ajo është zënë me punë në Postbank të Dortmundit, ku në një periudhë shumë të shkurtër kohore që nga viti i kaluar, arrin që të avancohet nga sporteli i filiales, në këshilltare të klientelës, mentore e punëtorëve të rinj si edhe ofertat për pozita më të favorshme në filialë.

Nga Postbank,  Nolën e avansojnë duke e dërguar edhe për të ndjekur seminaret në qendrën e filialës në Dortmund, por edhe në qytetet tjera të Gjermanisë,  si në Frankfurt, e ku përgjegjësit e saj shprehen, se Nola i kryen obligimet e saja me konsekuencë dhe efikasitet të duhur, e përgjegjshme në detyrat e saja e cila ndikon edhe në rezultatet e filialës në  Postbank.

Të gjitha këto ajo i arrin, jo vetëm si rezultat i përgatitjes  profesionale në lëmin e menaxhimit në ekonomi, por edhe njohjen e bukur të gjashtë gjuhëve, të cilat i vë në përdorim për të shërbyer sidomos të imigruarit nga trojet shqiptare, të  vendeve të Ballkanit e më gjerë. Për shërbimet e saj në krye të detyrave ajo merr shumë mirënjohës.

Klientët e rastit nga Shqipëria shprehen: për ne mërgimtarët është kënaqësi e madhe shpirtërore të shohim një shqiptare në këtë pozitë, këtu në Postbank në Dortmund, e cila na shërben sikur jemi në trojet tona dhe kurrë nuk  kursehet për shërbimet  që ne kërkojmë dhe kemi nevojë.

Ajo  është shembull i një rrëfimi të suksesit  të gjithë atyre që banojnë dhe jetojnë në Dortmund  dhe qytetet tjera të Gjermanisë.

Në  një postim për Radion-Kosova e Lirë Noliana u shpreh: Kam  qenë dhe jam me fat që sukseset më  përcjellin nga Kërçova ime e dashur dhe e paharruar   edhe këtu në Dortmund të  Gjermanisë. Për mua kënaqësia më  e madhe  është atëherë kur i shërbej bashkëkombësit e mi, nga të gjitha trojet shqiptare për nevojat e tyre, që nuk janë të paketa, e sidomos për nevojat e atyre që ju  mungon njohja e gjuhës  së  caktuar të komunikimit. Unë vazhdimisht iu shërbej, asnjëherë nuk i lë  anësh  edhe  të gjitha qytetarët tjerë që kanë nevojë, apo drejtohen  në byron time …

Frymëzimet nga vendlindja, edukata  familjare, arsimimi, puna e përditshme bëjnë që të jem e përgjegjshme dhe të mos kursej asgjë nga vetja për të ndihmuar klientët dhe përgjithësisht ata që kanë nevojë për dijen time.

Noliana Behxhet Jagodinit-Asani, Redaksia e Radios-Kosova e Lirë  i dëshiron suksese të mëtejme, në punën e saj të palodhshme, të përgjegjshme të kryer me  dije profesionale, korrektësi, sinqeritet e dashuri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …