Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi të tij në facebook ka përkujtuar 22-vjetorin e hyrjes në përjetësi të dëshmori Halil Thaçi nga Çifllaku i Rahovecit. Ai ndër të tjera ka thënë: Mirënjohja, nderimi dhe lavdia e përjetshme ju takon dëshmorëve të atdheut, atyre që me jetën dhe gjakun e derdhur për liri, fituan pavdekësinë! Dëshmori Halil Thaçi nga Çifllaku i Rahovecit, i cili pushon i qetë pranë bashkëluftëtarëve të tij në Kompleksin përkujtimor të varrezave të dëshmorëve të kombit në Shqiponjë (Jabllanicë), sot ka 22-vjetorin e hyrjes në përjetësi.