Nga shfaqja e koronavirusit e deri më tani, si pasoje e tij kanë humbur jetën rmbi 3 milion njerëz. Nga të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu mësohet se numri i të infektuarve nga ky virus në mbarë botën ka arritur në 140 milion. Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se shkalla e infektimit dhe vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues. Ai ka shtuar se në rrafsh global numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili – vendet me më së shumti të infektuar – kanë regjistruar më shumë se 1 milion të vdekur secila, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Javën e kaluar janë regjistruar mesatarisht 12 mijë vdekje në ditë me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …