Manastirliu: Shqipërisë iu ka bërë e mundur të parapaguajë 1 milion e 140 mijë doza vaksine

Në Shqipëri kanë arritur edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të cilat kanë filluar të shpërndahen nëpër rrethe të ndryshme ndërkohë që sot priten të priten të arrijnë edhe 50 mijë vaksina të tjera. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria e Shqipërisë ka bërë të mundur të parapaguajë 1 milion e 140 mijë doza vaksine, nëpërmjet Covax. Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine, kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe do vijojmë këtë proces derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Nuk do të heqim dorë në asnjë moment, pasi për ne mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është e para, ndaj do të vijojmë në mënyrë intensive të ruajmë ritmet e larta të vaksinimit ashtu sikurse kemi bërë deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …